Në Prishtinë po vazhdojnë protestat për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për të gjashtën ditë me radhë, qytetarë të shumtë sonte kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa protesta është paralajmëruar si paqësore.
Në protestë do të flasin Çlirim Haziri, organizator i protestës, studenti Bleard Meha, Aida Dërguti, Trim Syla, veteranja Shqipe Krasniqi, si dhe këngëtari Xhafer Ahmetaj.












