Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë ka folur muajin e Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit e cila festohet nga besimtarët myslimanë kudo në botë.
Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova është ndalur edhe te Nata e Kadrit, i cili tha se sipas shumicës së dietarëve është në natën e 27-të të muajit të Ramazanit.
“Zoti i plotfuqishëm madje e ka zbritur një sure të veçantë e cila flet për Natën e Kadrit, ne, thotë Zoti i Plotfuqishëm e kemi zbritur Kuranin në natën e Kadrit e çka të shtyri ty të dish se çka është Nata e Kadrit, thotë: Nata e Kadritë është më e mirë se 1 mijë muaj, nëqoftëse i llogarisim sot ne këto 1 mijë muaj, i bie si të ketë jetuar njeriu 83 vjet e më shumë, afro 84 vite.
“Nëse e takojmë këtë natë, atëhërerë ne në adhurim, me ibadet, me vepra të mira, është sikur kemi jetuar në 84 vite radhazi me ibadete”, tha Sopjani, njofton Klankosova.tv.
Ai ka përcjellë edhe mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit.













