Sipas njoftimit të Komandës së NATO-s në Napoli, në këtë stërvitje marrin pjesë ushtarë nga Serbia, Italia, Rumania dhe Turqia, me synimin për të rritur ndërveprimin dhe bashkëpunimin në operacionet e përkrahjes së paqes.
“Nga situatat e stërvitjes luftarake urbane deri te mbrojtja e bazave dhe taktikat mbrojtëse, këto përpjekje të përbashkëta përqendrohen në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe stabilitetit rajonal. Së bashku, jemi të përkushtuar për një të nesërme më të sigurt dhe paqësore”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Stërvitja përfshin simulime të ndryshme taktike dhe operacione mbrojtëse, të cilat synojnë forcimin e koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe avancimin e kapaciteteve të tyre në misionet ndërkombëtare të sigurisë.












