Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndalohet importi i derrave nga Kroacia, pas shpërthimit të sëmundjes së mortajës afrikane

23/07/2025 - 15:23
në Lajme
A A
Ndalohet importi i derrave nga Kroacia, pas shpërthimit të sëmundjes së mortajës afrikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në mbështetje të Ligjit të Veterinarisë, nga sot datë 23.07.2025 vendos masën e ndalesës së përkohshme të importi të kafshëve të gjalla të llojit të derrit, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit, me qellim parandalimit të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë.

Sipas një njofitmi për media autoritetet kufitare të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe AUV), do të ngritin masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.

“Për të penguar futjen në territorin e Republikës se Kosovës, çfarëdo lloje malli qe hynë në kategorinë e produktit të ndaluar. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast të dyshuar në ferma, jemi duke monitoruar në vazhdimësi situatat e lajmërimit të sëmundjeve dhe rrjedhën e përhapjes. Të gjithë inspektorët veterinarë të AUV-së dhe praktikat private veterinare janë aktive ne teren. Për të parandaluar shpërthimet dhe përhapjen e sëmundjeve. Aktualisht janë aktive disa sëmundje në rajon. Kosova falë punës profesionale të AUV-së deri me tani situatën e ka nën kontroll. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftimin e AUV-it, mortaja Afrikane e Derrave (MAD ) është sëmundje virusale dhe vet emërtimi i saj tregon se kjo sëmundje paraqitet vetëm tek derrat e bute dhe te derrat e egër, kurse llojet tjera te kafshëve nuk preken.

“Përhapja e kësaj sëmundje mund të jetë shumë e madhe, pra transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë, kontakti me pajisjet e ndryshme, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në femrat e pa prekura nga kjo sëmundje. MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Kjo sëmundje është e karakterit ekonomik, nuk transmetohet tek njerëzit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat
19/08/2026 - 23:01

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë interesa të përbashkëta dhe se po zhvillojnë, siç i...

Më shumëDetails

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
19/08/2026 - 22:47

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike. Kadrijaj në emisionin “Jehona Politike” tha se do të organizohen...

Më shumëDetails

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”
19/08/2026 - 22:41

Historini Jusuf Buxhovi është pyetur në Pressing One edhe për LPK-në. Për Buxhovin LPK ishte një grupacion ideologjik, që më pas shumë nga aktivistët kaluan në LDK. “Grup...

Më shumëDetails

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh
19/08/2026 - 22:31

Profesori i shkencave politike dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, e ka propozuar veten e tij për President Nisur nga ngërçi politik në të cilin ka ngecur Kosova, Spahiu ka...

Më shumëDetails

OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
19/08/2026 - 22:13

Ndërtimi i tribunës së stadiumit “Flamurtari” në Hajvali po zvarritet pas problemeve në procedurën e prokurimit. OSHP konstatoi se Komuna e Prishtinës nuk e kishte respektuar vendimin e...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
19/08/2026 - 21:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka thënë se do ta gjuante sërish Albin Kurtin me vezë. Por, megjithatë, ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë