Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndarja e buxhetit për komunat – Kryetarët: Qeveria na la me ‘gishta në gojë’, do t`i drejtohemi Kushtetueses

05/12/2022 - 12:29
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Ndarja e buxhetit për komunat – Kryetarët: Qeveria na la me ‘gishta në gojë’, do t`i drejtohemi Kushtetueses
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një nga një i kanë numëruar projektet që nuk do të realizohen në vitin 2023. Kryetarët e komunave, disa prej të cilëve i ka kontaktuar Gazeta Blic, kanë thënë se janë totalisht të pakënaqur me ndarjet buxhetore që ka bërë Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin për vitin 2023.

Një emërues të përbashkët e kanë pasi njëzëri, secili prej tyre thanë se në momentin që buxheti do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, ata do t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Shkak për këtë është një nen ku parashihen që komunave qeveria t`ua marr një pjesë të parave nga të hyrat vetanake.

Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës, e Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit në gishta i kanë numëruar projektet që nuk do të mund t`i realizojnë vitin e ardhshëm në mungesë të mjeteve financiare.

Pavarësisht se të dy thonë se kanë pasur takim me ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ku janë munduar t`i shpjegojnë nevojën për investime në komunat që drejtojnë, por as kjo përpjekje e tyre nuk ka ‘dhezë’.

Një vazhdim i rrugës me katër korsi, e cila kishte nisur në Rahovec nuk do të mund të përfundoj sipas Smail Latifit, në mungesë të buxhetit.

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit 

“Absolutisht jam i pakënaqur, sepse nuk parashihet asnjë projekt i ri në komunën tonë. I jam drejtuar me letra Ministrisë së Financave dhe Qeverisë, por ka qenë e kotë. Ju kemi treguar shqetësimet tona. Për rrugën që është në punim e sipër, rruga katër korsi janë ndarë 1 milionë, e që kjo rrugë deri në përfundim ka kosto buxhetore rreth 6 milionë euro”, thotë Latifi për Gazeta Blic.

Sipas tij, edhe disa projekte që ishin paraparë të kryhen për sivjet, janë hequr nga kodet dhe nuk parashihet asnjë cent për to.

“Projekti prej Hoqes së Madhe e deri në Krushë është hequr krejtësisht nga kodet buxhetore. Po ashtu rregullimi i shtretërve nga Hoqa e Madhe, Nagavc e Krushë nuk ekzistojnë në kod. Po ashtu nuk ekziston në kodin e buxhetit as ndërtimi i stadiumit në qytetet”, thotë Latifi, i cili ka përmendur edhe shumë projekte që nuk do të mund të realizohen si pasojë e mungesë së mjeteve financiare.

“Jo vetëm për shkak të diskriminimit të komunave që nuk do të ketë projekte tjera, por ka edhe një nen në ligjin e ri për buxhetin te të hyrat që eshtë antikushtetues dhe cenojnë shumë rëndë pavarësinë e komunave të Kosovës. Do t`i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, rrëfen ai.

E, Bali Muharremajt mos ndarjen e mjeteve për ndërtimin e stadiumit të futbollit në qytet dhe sallën për basketboll ‘i ka vajtuar ’ fortë dhe për këtë ka pasur një arsye.

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës

“Ju e dini që FC Ballkani është kampion dhe ka luajtur në gara ndërkombëtare dhe ne kishim planifikuar rregullimin e stadiumit në qytet, por nuk janë ndarë mjete. Po ashtu KB Ylli është kampion dhe ka luajtur po ashtu në gara ndërkombëtare, e ku ndeshjet është dashur t`i luaj në sallën në Prizren”, thotë ai.

Edhe Muharremaj ka thënë se do t`i drejtohen organit më të lartë juridik në vend.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që të hyrat e komunave me projektbuxhetin e ri mund t`i marrë Qeveria e Kosovës. Në momentin e votimit në Kuvend do t`i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Reagim të ashpër për këtë nen kanë pasur edhe kryetarët e komunave të tjera, por që në fillimin alarmin për këtë veprim të Qeverisë e ka ngritur Përparim Rama i Prishtinës, i cili ka thënë se në rast të miratimit në Kuvend të ligjit për buxhet , kryeqyteti do të ketë 33 milionë euro më pak për shkak se mund t`i “avullohen” nga ekzekutivi.

Reagimi për ndarjet buxhetore për projekte të ndryshme ka pasur edhe Instituti GAP sipas të cilit qeveria e ‘lëshoi dorën’, vetëm në ato komuna që udhëhiqen nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, ditë më parë komunat e drejtuara nga AAK në një konferencë me gazetarë nuk ishin pajtuar me vendimin e Qeverisë që t’ua marr të hyrat vetanake, duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe
Kryesore

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe

31/01/2023 - 14:50
Lajm i mirë për simpatizantët e PDK-së
Kryesore

PDK deklarohet pas takimit në ambasadën amerikane: Marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me njohjen reciproke

31/01/2023 - 14:40
Kërkohet shkarkimi i logopedit që dyshohet se keqtrajtoi 3-vjeçaren me autizëm
Kryesore

Kërkohet shkarkimi i logopedit që dyshohet se keqtrajtoi 3-vjeçaren me autizëm

31/01/2023 - 14:32
Aktivistja serbe tregon çka u bisedua në takimin për Asociacionin
Kryesore

Aktivistja serbe tregon çka u bisedua në takimin për Asociacionin

31/01/2023 - 14:28
Çfarë “befasie” po përgatit Kurti për punëtorët e sektorit publik – a do zbulohet sot vlera e koeficientit
Kryesore

Çfarë “befasie” po përgatit Kurti për punëtorët e sektorit publik – a do zbulohet sot vlera e koeficientit

31/01/2023 - 14:11
Profesori Paçarizi: Nuk ka shpëtim, qeveria duhet ta pranojë njërin nga këto dy plane
Lajme

Profesori Paçarizi: Nuk ka shpëtim, qeveria duhet ta pranojë njërin nga këto dy plane

31/01/2023 - 14:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vdes punëtori 30 vjeçar, 8 ditë pas lëndimit

    E dhimbshme: 28-vjeçari në Prishtinë vdes papritur në ditën e parë të punës

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Ky është i riu që humbi jetën papritur në Prishtinë, nesër i jepet lamtumira e fundit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vjen reagimi i Hovenierit pas takimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Burri i Albulena Haxhiut – FES-it: Çudi që ju merreni me Asociacionin, qysh po i përkëdhelni serbët?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • U shpërngul nga Ferizaj në Jordani para 115 vitesh, flet shqiptari që ka ruajtur gjuhën dhe historinë e familjes së tij

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2022 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë