Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje – PZAP dënoi Listën Serbe me rreth 65 mijë euro

30/12/2025 - 20:05
në Kryesore, Lajme
A A
Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje – PZAP dënoi Listën Serbe me rreth 65 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe në zgjedhjet e parakohshme të 28-dhjetorit, Lista Serbe doli partia më e dënuar nga PZAP-ja për shkelje të rregullave gjatë fushatës elektorale.

Për një ankesë të Lëvizjes Vetëvendosje, për vendosjen e banerëve në një ndërtesë kolektivi, PZAP-ja e kishte dënuar Listën Serbe me dy mijë euro.

Mirëpo dënimet për këtë parti nuk përfunduan me kaq.

Partia më e madhe serbe u dënua edhe me 45 mijë euro, pasi subjekti politik Kosovski Savez u ankua në PZAP, duke treguar se aktivistë të partisë së saj i panë anëtarë të Listës Serbe, duke vendosur materiale promovuese në Leposaviq, Zubin Potok dhe Graçanicë.

Përveç këtyre shkeljeve, Lista Serbe u promovua edhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes mediumit që mbanë nën kontroll, “Pink”.

Këto ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, politologu Dorajet Imeri i vlerëson në tri forma.

“Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë në disa forma. Forma e parë është forma e kërcënimit, me ç’rast ka rezultuar me dy kandidatët e subjektit politik të Nenad Rashiq nga gara për deputet, që nënkupton se ata duke ndikuar  kësisoj e kanë pamundësuar garën demokratike brenda subjekteve politike serbe në Kosovë. Forma e dytë ka qenë përmes shantazhit dhe kërcënimit me ç’rast kanë frikësuar pjesëmarrjen e serbëve në Kosovë, nëse eventualisht të njëjtit nuk do ta votonin Listën Serbe. Forma e tretë, është forma e joshjes dhe, manipulimit për çka në këtë mënyrë kanë mbështetur njerëz të rasteve sociale duke i joshur me të mira materiale”, tha ai.

Sipas tij, Lista Serbe është subjekti politik më i dënuar në këto zgjedhje.

“Këto forma nuk janë bërë ndryshe përvec në koordinim të plotë në mes të Vuciq, Radoijiciq por edhe atë të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë të cilën e përmendët ju. Kjo ka rezultuar me dënime të ashpra sidomos gjuha e përdorur në fushatë, nga ky subjekt politik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka përcaktuar një shkallë të lartë të dënimeve që është më e larta në këto zgjedhje”.

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Zura e ashtuquajtur për Kosovë në Serbi, hapi 300 vende të reja të punës për serbët në Kosovë. E gjithashtu, liderë të Listës Serbe, shkuan në takim në Rashkë me drejtorin  kësaj zyre, Petar Petkoviq.

JU REKOMANDOJMË

“Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës”/ Murati: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati

Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme
25/03/2026 - 18:39

Ministri Hekuran Murati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dekreti i presidentes ishte në shkelje të...

Më shumëDetails

Zyrtare: Kushtetuesja i jep afat shtesë Kurtit për presidentin, dekreti i Osmanit s’prodhon asnjë efekt juridik

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
25/03/2026 - 17:34

Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Në aktgjykim është thënë se...

Më shumëDetails

Alarm për lirinë e mediave, Gutierrez kritikon Kurtin pas takimit dyorësh: Ai nuk ka vullnet

Alarm për lirinë e mediave, Gutierrez kritikon Kurtin pas takimit dyorësh: Ai nuk ka vullnet
25/03/2026 - 17:06

Ricardo Gutiérrez nga Federata Evropiane e Gazetarëve ka shprehur shqetësim pas një takimi me Albin Kurti, ku u diskutua për klimën ndaj gazetarëve në Kosovë. Deklaratat ai i...

Më shumëDetails

Presidenti i Federatës Turke: Nëse nuk mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, nuk e meritojmë Botërorin

Presidenti i Federatës Turke: Nëse nuk mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, nuk e meritojmë Botërorin
25/03/2026 - 17:03

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, İbrahim Hacıosmanoğlu, ka folur para ndeshjes së play-offit, duke dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe ironike për objektivat e kombëtares. Turqia...

Më shumëDetails

KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të pasaktë të harxhimeve të qytetarëve

KEDS dhe KESCO po importojnë energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë
25/03/2026 - 17:00

KEDS ka reaguar përmes një komunikate për media pas akuzave të bëra sot nga një zyrtar i LDK’së se njehsorët matës të energjisë elektrike nuk llogarisin saktë shpenzimet...

Më shumëDetails

Kryetari Peci reagon pasi u tentua të largohej fotografia e Thaçit dhe Veselit: Si kryetar kërkova të mos largohet

Kryetari Peci reagon pasi u tentua të largohej fotografia e Thaçit dhe Veselit: Si kryetar kërkova të mos largohet
25/03/2026 - 16:26

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas tentativës së autoriteteve komunale për të larguar billbordin me fotografinë e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryekuvendarit Kadri Veseli. Në postimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rusia sulmon Estoninë

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë