Një 64-vjeçare ka vdekur, pasi bashkë me katër persona të tjerë është goditur nga rrufeja në Prevallë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se gruaja ka vdekur në Spitalin e Prizrenit.
“Viktima femër e moshës 64-vjeçare nga Ferizaji ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në konfirmim.