Ka ndërruar jetë Avdyl Osmanaj nga komuna e Istogut. I ndjeri, sipas portalit lokal, Istogu Sot, ishte aksidentuar një muaj më parë në vendin e punës në fshatin Zallq dhe nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra.
Ai ishte rrëzuar nga kati i dytë dhe gjatë kësaj kohe po trajtohej në QKUK. Avdyl Osmanaj la pas vetës tre fëmijë.
Poashtu gjatë ditës së sotme edhe dy punëtorë kanë ndërruar jetë tragjikisht, teksa po punonin në një objekt banesor në Gjakovë.
Mësohet se i ndjeri kishte rënë nga skelet e katit të tretë, gjatë kohës sa po punonte në një objekt.