Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi

08/03/2026 - 17:30
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Konsiderohet si ndërtuesi i ‘fortë’ i Skenderajt, pasi që në prapaskenë shihet në shoqërinë e kryetarit Sami Lushtaku, me të cilin në fund të vitit të kaluar kishte realizuar edhe një vizitë në Libi, për të cilën Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht. Fjala është për biznesmenin Astrit Çitaku. Por afërsia me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku nuk po e mbron në punët ‘shkel e shko’ që po i bën në një objekt banesor në Skenderaj, për të cilin është gjobitur nga Inspektorati i Punës.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit të Punës të nxjerrë më 23 dhjetor 2025, me të cilin i shqiptohen tri (3) gjoba subjektit afarist “Andrra Invest” L.L.C., me pronar Astrit Çitaku, në shumë totale prej 5 mijë euro.

Sipas vendimit të Inspektoratit të Punës, në objektin banesor që po e ndërton kompania e Astrit Çitakut, në momentin e inspektimit është evidentuar mungesë e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, pasi që objekti nuk ishte i pajisur me skele, nuk ishin të mbyllura hapësirat në kontakt me jashtë, nga ku rrezikohej të binin punëtorët dhe nuk ishin vendosur parmakët në hapësirat te shkallët e ashensorët. Për shkak të këtyre shkeljeve, nga inspektorët e punës ishin ndaluar punimet në objektin “Andrra Premium”.

Disa ditë pas ndërprerjes së punimeve, kompania “Andrra Invest” L.L.C. kishte bërë kërkesë në Inspektoratin e Punës për lejimin e vazhdimit të punimeve, por pas riinspektimit ka dalë se kjo kompani e Astrit Çitakut nuk kishte ndërmarrë masat siç ka qenë e obliguar, pasi që të njëjtat i kishte përmbushur vetëm pjesërisht, duke tentuar kështu të fusë në lajthitje inspektorët e punës.

Me rastin e riinspektimit të dytë më 8 dhjetor 2025, inspektorët kishin konstatuar se “Andrra Invest” kishte marrë masat e nevojshme nga aspekti i sigurisë dhe shëndetit në punë, por me këtë rast është evidentuar edhe një shkelje tjetër, pasi që kompania e Astrit Çitakut kishte vazhduar paraprakisht punimet në kundërshtim me ligjin, pasi që kishte vendim aktiv të ndalimit të punimeve.

Historiku me shumë probleme i Astrit Çitakut me “Andrra Invest”

Veriu.info në shtator të vitit 2024 kishte raportuar se Astrit Çitaku kishte kanosur një inspektore të Inspektoratit të Punës, pas ndalimit të punimeve në objektin banesor që po e ndërtonte në Skenderaj.

Inicimin e rastit për veprën penale kanosje e kishte konfirmuar asokohe edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi Avni Zahiti kishte thënë për Veriu.info: “Ankuesja F/Sh/K, zyrtare në Inspektoratin e Punës, ka raportuar se derisa ishte në detyrë, përmes telefonit është kanosur nga një i dyshuar M/Sh/K”.

Pronari i “Andrra Invest” kanos inspektoren e Punës, policia inicion rast për këtë vepër penale

Mediat kishin raportuar se ndaj zyrtarëve të Komunës së Skenderajt ishte ngritur aktakuzë për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, për shkak të një objekti të kompanisë “Andrra Invest”, i cili ishte përcjellë me ankesa nga banorët fqinj për dëmtim të pronave të tyre. Prokuroria kishte konfirmuar se edhe ndaj Astrit Çitakut ishin duke u zhvilluar hetime në këtë rast.(https://paparaci.com/439249/demtoi-banoret-me-lagjen-luksoze-ngritet-aktakuze-ndaj-pronarit-te-andrra-residence/)

Veriu.info kishte raportuar më 2023 se si në kompleksin banesor të “Andrra Invest” kishte rrëshqitur dheu dhe janë dëmtuar pilotat, gjë të cilën e kishte pranuar edhe vetë Astrit Çitaku.

Pronari i kompanisë banesore ‘problematike’ “Andrra Invest” në Skenderaj pranon se iu rrëshqiti dheu në vendpunishte dhe u çanë ‘pilotat’

Vizita me Sami Lushtakun në Libi?

Veriu.info në janar 2026 ka raportuar për një vizitë ‘misterioze’ të Astrit Çitakut me Sami Lushtakun në Libi, për të cilën pronari i “Andrra Invest” nuk kishte pranuar të tregojë arsyen e vizitës.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/03/161e02b9fe38511b1e1fee54bb290bd1.mp4

Çfarë kërkuan biznesmenët Gaz Demi dhe Astrit Çitaku krah Sami Lushtakut në Libi? Ky i fundit nuk i përfshiu askund në njoftim

Në një përgjigje për Veriu.info në lidhje me këtë vizitë, Çitaku kishte thënë: “Çfarë lajmi? Pse duhet me ditë? Unë në Prishtinë ndërtoj, në Skenderaj e kam kry!”

Por po del që në Skenderaj nuk e ka kryer, pasi që vetëm një muaj para kësaj përgjigjeje atij i ishin ndaluar punimet në objektin “Andrra Premium”.

Ndryshe, Astrit Çitaku është djali i axhës së Arben Çitakut, ish sekretarit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili sa ishte në pozitë ka qenë njëri prej personave më të afërt të Sami Lushtakut.

LEXONI EDHE:

Marrëveshja që Komuna e Skenderajt i ‘mundësoj’ përfitim milionësh shoqëruesit të Sami Lushtakut, pak muaj me parë prokuroria i ngriti aktakuze për “Ndërtim pa leje”

Tags: Andrra InvestAstrit Çitaku

JU REKOMANDOJMË

Rrahmani: LVV dhe Kurti tentuan ta eliminojnë politikisht Osmanin për kontroll të plotë të pushtetit

Rrahmani i bashkohet Korenicës: Nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë
09/03/2026 - 18:33

Deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ka qenë i drejtë, pasi sipas tij janë...

Më shumëDetails

Kurti akuzon presidenten për shkelje kushtetuese, i frikësohet zgjedhjeve: Rrezik real për shpalljen e zgjedhjeve të reja

“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
09/03/2026 - 18:30

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai i kërkoi gjykatës që...

Më shumëDetails

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”
09/03/2026 - 18:27

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në emisionin “Kosova Live” për statuset e fundit të deputetes Adriana Matoshi nga Lëvizja e Vetëvendosje pas dhe deklaratave të saj lidhur me...

Më shumëDetails

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars
09/03/2026 - 17:58

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars. Vendimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti e...

Më shumëDetails

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027
09/03/2026 - 17:23

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027  09.03.2026 16:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Më shumëDetails

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet tek Çim Peka

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet tek Çim Peka
09/03/2026 - 17:14

Presidentja Vjosa Osmani do të flasë sonte në “Çime Peka LIVE” në Syri TV në Shqipëri për “të vërtetat” e saj, siç ka paralajmëruar televizioni. Syri TV njoftoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Eskalon situata në Podujevë, kërset boksi në një furrë buke (Video)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë