Në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të kujtimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikishtë mbrëmjen e së dielës në Pejë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Ram, tha se asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur, e asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje.
Ai tha se kërkojnë drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi.Postimi i plotë:
Sonte, në objektin e Kryeqytetit ndezëm qirinj në kujtim të Arlinda Zekaj që u vra tragjikisht në Pejë.Mendimet dhe solidariteti ynë janë me familjen e saj dhe me çdo grua që përballet me frikën e dhunës. Asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur, e asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Kërkojmë drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi.















