Ka ndërruar jetë ish Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish pjestari i TMK’së, Haradin Hoti nga fshati Polac i Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Harasini gjatë luftës shërbeu në Brigadën 114 “ Fehmi Lladrovci”, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit.
I ndjëri në shtator 2025 kishte njoftuar se vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave, ku njëra prej tyre nuk funksionon fare, ndërsa tjetra është në gjendje të rënduar.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhëne familjaret përmes rrjetit social “facebook”.
“Me dhimbje dhe pikellim te thelle ju njoftojme se sot pas nje semundje te gjate ka nderruar jete Veterani i brigades 114 Fehmi Lladrofci djali i migjes sone Haradin Hotiz Haradini ishte djali i Halim Hotit. Allahu e dergofte ne lula te xhenetit ngushllime familjes shokve miqve e te gjithe farefisit. Per vorrim ju njoftojme me kohe”, ka shkruar Isuf Hoti në facebook.













