Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në ambientet e Qeverisë shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore

08/05/2025 - 20:26
në Kryesore, Lajme
A A
Në ambientet e Qeverisë shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në ndërtesën e Qeverisë, u organizua sot pritje në shënim të Ditës së Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në prag edhe të shënimit të Ditës së Evropës. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar, mirëpriti ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë.

“Në rastin historik të Ditës së Fitores tetëdhjetë vjet më parë, festimet që shënuan fundin e luftimeve u përhapën jo vetëm nëpër kontinent, por në mbarë botën. Gëzimi dhe lehtësimi i miliona ushtarëve dhe qytetarëve të zakonshëm ishte i kuptueshëm, duke pasur parasysh koston marramendëse njerëzore të luftës. Deri më sot, mbetet konflikti më vdekjeprurës në historinë njerëzore, me rreth 70–85 milionë jetë të humbura, mbi 60% prej të cilëve ishin civilë. Vetëm në Holokaust, gjashtë milionë hebrenj dhe miliona të tjerë u vranë.” u shpreh kryeministri në hyrje të fjalës së tij.

Kryeministri tha se çdo përpjekje për të gjetur shpresë në atë katastrofë duhet të fokusohet kryesisht në përpjekjet e pasluftës për të parandaluar që diçka e tillë të mos ndodhë përsëri.

“Mes rrënojave morale të luftës, u mbollën farat e paqes. Dekadat pas Luftës së Dytë Botërore panë themelimin e institucioneve madhore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë, paqen dhe bashkëpunimin.” tha kryeministri Kurti.

Në vijim, kryeministri theksoi se tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ka shenja se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të përforcuar dhe zgjeruar këto institucione thelbësore duke përfshirë shtete të tjera demokratike, sikurse Kosova. Shtoi se invazioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim i vazhdueshëm për paqen në kontinentin tonë e ndryshe nga Lufta e Dytë Botërore, kërcënimi i agresionit tashmë vjen nga jashtë kontinentit tonë dhe jo nga brenda.

“Nuk kam asnjë dyshim se këto kërcënime mund t’i kapërcejmë së bashku. Evropa ka burime për mbrojtje dhe ide për përparim. Gjithçka që duhet është vullneti për bashkëpunim dhe ndjenja e solidaritetit. Prandaj, në këtë tetëdhjetëvjetor të Ditës së Fitores, jemi të thirrur jo vetëm të përkujtojmë të kaluarën, por edhe të mbrojmë të ardhmen.” përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu: Murat Jashari i vetmi kandidat për president me konsensus

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
31/03/2026 - 00:48

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja, duke theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe se partitë politike...

Më shumëDetails

Panduri: PDK-ja nuk ka marrëveshje me LVV-në, as nëse i ofrohet posti i presidentit apo gjysma e qeverisë

Panduri: PDK-ja nuk ka marrëveshje me LVV-në, as nëse i ofrohet posti i presidentit apo gjysma e qeverisë
31/03/2026 - 00:45

Moderatori i Debat Plus, Ermal Panduri, duke iu referuar burimeve brenda PDK-së, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, qëndrimi...

Më shumëDetails

Osmani pak ditë pa e përfundu mandati kujtohet të ndan mbi 200 dekorata, nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Osmani thoshte “Kuvendi s’mund të bllokohet për një nënkryetar”, Kushtetuesja thotë se s’konstituuohet edhe pa të
31/03/2026 - 00:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau të hënën mbi 200 dekorata personaliteteve nga sektorë të ndryshëm: gazetari, sport, shëndetësi, arsim, art, kulturë, aktivistë, shërbyes publikë që me punën...

Më shumëDetails

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë
31/03/2026 - 00:41

Bordi i Paqes ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në Gazë, duke e mirëpritur këtë angazhim....

Më shumëDetails

E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit
31/03/2026 - 00:13

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin e Shkëlzen Gashi gjatë një bastisjeje në banesën e tij, ndërsa ai është shoqëruar për intervistim dhe më pas...

Më shumëDetails

Skandali me ekspozitën për masakrat, Kajtazi: Autorët janë shqiptarë, skenari nga Serbia

Skandali me ekspozitën për masakrat, Kajtazi: Autorët janë shqiptarë, skenari nga Serbia
30/03/2026 - 23:26

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar skandalin me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” me autor Shkëlzen Gashin, duke e cilësuar situatën si më të thellë sesa duket në sipërfaqe....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë