Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në dorë të fashistit Dodik

02/07/2023 - 22:34
në Opinione
A A
“Festë të dielën, pushim të martën”, Mushkolaj: Pusho shteti, dërrmohu privati-Ligji idiotesk për festa hala është në fuqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Republika Serbe ka bllokuar heqjen e vizave ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës. Fashisti Milorad Dodik sfidon BE’në dhe Procesin e Berlinit, duke mos respektuar marrëveshjen për lëvizje të lirë, që ka mbetur në dorë të tij. Asnjë reagim serioz nga zyrtarët e lartë europianë. Çuditshëm dhe frikshëm.

Imer Mushkolaj

Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë votuar kundër miratimit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Nëpërmjet këtij vendimi është pamundësuar heqja e regjimit të vizave ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës, pavarësisht se për këtë çështje u arrit një marrëveshje për lëvizje të lirë në kuadër të Procesit të Berlinit, nëntorin e kaluar.

Anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zheljka Cvijanoviq, tha se heqja e regjimit të vizave do të ishte e dëmshme për interesat vitale të Republikës Serbe. Në fjalimin e saj – gjatë së cilit iu referua Kosovës “Kosova me fusnotë” – Cvijanoviq përmendi përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës muajt e fundit si arsye për refuzimin e miratimit të marrëveshjes. Parlamenti i Republikës Serbe, po ashtu, dënoi “aktet e dhunës, persekutimin politik, burgosjen dhe rrezikimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë së serbëve në veri të Kosovës”.

Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina janë të vetmet vende në rajon që zbatojnë regjim vizash të ndërsjellë. Bosnja nuk e njeh Kosovën e pavarur pikërisht për shkak të kundërshtimit të Republikës Serbe, përkatësisht të Milorad Dodikut. Pra, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza dhe vetëm me letërnjoftime në Serbi, por jo edhe në Bosnjë. Për të udhëtuar atje, qytetarët e Kosovës duhet të marrin vizë në Shkup. E dhimbshme dhe kriminale.

Prindërit e aktorit Alban Ukaj e kanë vizituar Sarajevën vetëm dy herë gjatë 22 vjetëve sa ai jeton atje. “Ata nuk e vizitojnë, sepse për këtë u duhen vizat dhe procedurat janë të vështira dhe e vrasin dinjitetin”, ka thënë Ukaj për media. “Kjo i përket shekullit XV dhe vret dinjitetin njerëzor. Koha kalon dhe ne nuk e kthejmë dot. Prindërit po plaken, ne po plakemi dhe kjo është gjëja më tragjike për mua”.

Njësoj si Albani vuajnë edhe mijëra qytetarët të tjerë, për të cilët vizita në Sarajevë ose Prishtinë është sfidë shpeshherë e patejkalueshme. Është poshtëruese, denigruese të aplikosh për vizë, për t’i vizituar të afërmit në Kosovë ose Bosnjë, dy vende aq afër njëri-tjetrit, por aq larg për shkak të qasjes shoveniste, fashiste të Milorad Dodikut.

Përvojë të keqe me izolimin ka edhe Nevzeta Imami, mësuese e gjuhës boshnjake në Prizren. Asnjë nga familjarët e saj në Bosnjë nuk ka mundur të udhëtojë për në Kosovë, kur nëna e saj, e cila ishte me origjinë nga Bihaqi, ka vdekur dy vjet më parë. Sipas REL, vetë Nevzeta nuk ka qenë në Bihaq që nga viti 2000. “Ëndërroj se jam në Bosnjë dhe Bihaq, ku si fëmijë shkoja te daja”.

* * *

Duke mohuar të drejtën e kosovarëve dhe të boshnjakëve që të udhëtojnë lirshëm në rajon, entiteti politik dhe juridik i quajtur ‘Republika Srpska’, i krijuar mbi gjenocidin e kryer mbi boshnjakët atje, sfidon bashkësinë ndërkombëtare dhe gjithë Procesin e Berlinit, duke mos respektuar marrëveshjen e arritur. Kështu, Milorad Dodik me fuqinë që ia jep kushtettuta e shtetit të disenjuar sipas Marrëveshjes së Daytonit, bllokon zbatimin e ujdisë së arritur në Berlin, duke shfaqur primesa fashiste, raciste karshi një populli të tërë dhe duke dëmtuar bashkëqytetarët e tij boshnjakë.

Është i njëjti Dodik, i cili refuzon të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. Është po ai, i cili thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë një ditë do të jetë një Republika Srpska. “Do të quhet Asociacion i komunave serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Republika Sëpska. Marrëdhënie speciale me Serbinë siç ka Republika Srpska”.

Ndaj vendimit të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe për bllokimin e kosovarëve që të lëvizin lirshëm ndaj Bosnjës nuk kam parë të ketë reaguar kush nga zyrtarët e lartë europianë. Vetëm mund të supozojmë çfarë do të ishin reagimet po që se një vendim të tillë ndaj qytetarëve të Bosnjës do ta miratonte parlamenti i Kosovës. Kundër Dodikut nuk kanë reaguar as kreatorët e Procesit të Berlinit. Çuditshëm dhe frikshëm.

JU REKOMANDOJMË

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim
Opinione

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

14/12/2025 - 21:20
Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Opinione

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?
Opinione

UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

30/11/2025 - 15:11
Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi
Opinione

Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi

28/11/2025 - 19:28
Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar
Opinione

Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar

26/11/2025 - 15:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm”- Fadil Geci njofton për vdekjen e babait të bashkëshortes!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mijëra euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë