Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Në krye të keqes qëndron Kurti” – Sherifi komenton audio-incizimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin

10/10/2024 - 20:05
në Kryesore, Lajme
A A
Bilall Sherifi: Ose kemi me bë Asociacionin ose kemi me dhënë territor, nuk ka rrugë të tretë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bilall Sherifi nga NISMA ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur atë “pafytyrë” e “hipokrit” pas publikimit të një audio-incizimi që tregon komunikimin mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.

Në linjë të kësaj, Sherifi ka theksuar se Kurti dhe partia e tij nuk pranojnë asnjëherë faj, përgjegjësi apo gabime, duke pretenduar të ruajnë një imazh të paprekshëm dhe të pastër.

Sipas tij, veprimet e fundit të publikuara përmes incizimeve dëshmojnë se ata janë “shumë më të këqij se paraardhësit e tyre”.

“Vazhdojnë të sillen ashtu siç janë sillë vazhdimisht. Të mos pranojnë asnjëherë faj, as përgjegjësi, as gabim. Sepse pretojnë të mbajnë atë imazhin e politikanëve të paprekshme, të drejtë të pa korruptuar. Në fakt veprimet e tyre që po dalin tanimë në sipërfaqe dëshmojnë që ata janë shuam më të këqij se paraardhësit e tyre”.

Sherifi ka shtuar se Kurti mbron njerëzit që janë përfshirë në skandale, duke pretenduar se me këtë veprim, ai në fakt po mbron edhe vetveten.

“Dhe në krye të krejt kësaj të keqe, i cili as nuk po distancohet përkundrazi po i mbron, qëndron Albin Kurti. Dhe sa herë që një kryeministër, një kryetar partie mbron njerëzit që iu dalin në publik veprime të tilla, ai nuk dëshmon asgjë tjetër pos që qëndron pas tyre. Dhe jam i sigurt se si duke i mbrojtur ata pretendon me mbrojt vetën”, ka thënë Sherifi në FIVE të Dukagjinit.

“Aty del që Simiq është vetëm një instrument i Radojçiqit. I cili atëherë ka qenë në listë të zeze dhe ka qenë i ndjekur nga drejtësia e Kosovës për dyshimet në vrasjen e idhulli të Kurtit, Oliover Ivanoviqit. Kusari-Lila nëse asgjë tjetër nuk ka ditë këtë e ka ditë. Kjo e rëndon situatën”, ka shtuar ai.

Duke qenë se të paktën audio-incizimi tregon një përpjekje të Kusari-Lilës për të siguruar votat e Listës Serbe për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale, ku veteranët e luftës së UÇK-së mbetën jashtë këtij ligji, Sherifi e quajti këtë situatë një “hipokrizi dhe pafytyrësi” nga ana e Kurtit, i cili shpesh lavdëron dëshmorët dhe viktimat, por sipas tij, “mallkon dhe përbuz” bashkëluftëtarët e gjallë.

“E shpërfaq hipokrizinë dhe pafytyrësinë e Kurtit. I cili çdo ditë shkon nëpër varreza të dëshmorëve e të viktimave dhe i lavdëron të vdekurit dhe i mallkon të gjallët. Abuzon me të gjallët ua shekl të miqve, shokëve bashkëluftëtarëve të gjitha të drejtat dhe i përbuz ata. Dhe kjo e rëndon situatën. Edhe sikur të kishte biseduar edhe për një ligj ta zakonshme prapë me Radojçqin kish me qenë e pafalshme”, ka shtuar Sherifi në FIVE.

Kujtojmë se para sulmit terrorist të 24 shtatorit në Zveçan, Radojçiq ka qenë në arrati nga autoritetet e Kosovës që nga janari i vitit 2019 dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit 2021.

JU REKOMANDOJMË

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Lajme

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”

07/06/2025 - 22:50
Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart
Kryesore

Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart

07/06/2025 - 22:41
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Kryesore

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Vlerësimi i monitoruesve: Vendimet e Kurtit si kryeministër në detyrë, shkelje ligji

07/06/2025 - 21:42
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Lajme

Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kliaj e refuzojnë vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales

07/06/2025 - 21:06
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Aksident fatal në rrugën Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

07/06/2025 - 20:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1498 Shpërndaje
    Shpërndaje 599 Tweet 375
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë