Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, mbledhjen e Kryesisë.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha për GazetaBlic se në takim do të diskutohen zhvillimet e fundit politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
“Ne 15:00 kemi mbledhjen e Kryesisë, ku do të diskutojmë zhvillimet e fundit pas certifikimit të rezultateve”, tha Deliu-Kodra.













