Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsiloviq.
Në njoftim bëhet e ditur se, i cili i ishte takimi i fundit para përfundimit të mandatit të dytë të Gjeneralmajor Ulutaş në krye të KFOR-it, në mes të tetorit, ishte pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta të zhvilluara ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë
‘’ Gjeneralmajor Ulutaş dhe Gjenerali Mojsilović shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh me interes dhe shqetësim të përbashkët. Me këtë rast, Gjeneralmajor Ulutaş falënderoi Gjeneralin Mojsilović për bashkëpunimin e tij konstruktiv gjatë mandatit të tij’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Sot (2 tetor 2026), Komandanti i misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR), Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsilović.
Ky takim, i fundit para përfundimit të mandatit të dytë të Gjeneralmajor Ulutaş në krye të KFOR-it, në mes të tetorit, ishte pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta të zhvilluara ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë. Këto komunikime janë thelbësore për nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, në mbështetje të stabilitetit rajonal dhe në të mirë të të gjitha komuniteteve.
Gjeneralmajor Ulutaş dhe Gjenerali Mojsilović shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh me interes dhe shqetësim të përbashkët. Me këtë rast, Gjeneralmajor Ulutaş falënderoi Gjeneralin Mojsilović për bashkëpunimin e tij konstruktiv gjatë mandatit të tij.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për reagimin në fushën e sigurisë.















