Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në shkurt mbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kur merret vendimi final?

08/01/2026 - 21:17
në Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara për Kosovën, tashmë kanë mbyllur dyert sa i përket paraqitjes së provave në gjykimin më të madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Para disa javësh, Specialja njoftoi se është mbyllur procedura e paraqitjes së provave dhe është caktuar rendi i ditës për paraqitjen e deklaratave përmbyllëse nga palët.

Fjalët përfundimtare, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit janë planifikuar të paraqiten më 9 deri më 13 shkurt, e si data për këtë janë rezervuar edhe datat 16 dhe 18 shkurt.

Prokurori i Specializuar do të ketë kohë 8 orë, për të paraqitur fjalën përfundimtare, Zyra për mbrojtjen e viktimave 3 orë dhe secili ekip mbrojtës i të akuzuarve nga 4 orë e gjysmë.

Në një përgjigje për televizionin, nga Dhomat e specializuara për Kosovën kanë sqaruar procedurën pas deklaratave përmbyllëse, raporton RTV Dukagjini.

“Në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, deklaratat përmbyllëse janë caktuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, me dy data rezervë më 16 dhe 18 shkurt. Pas deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues do të deklarojë gjykimin të mbyllur dhe do të fillojë kuvendimet për aktgjykimin. Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditësh nga mbyllja e gjykimit. Në rastet kur rrethanat kërkojnë kohë shtesë, ekziston mundësia që afati të zgjatet me 60 ditë të tjera. Deri më tani Trupi Gjykues nuk ka caktuar datë për shpalljen e aktgjykimit”, ka thënë – Dhomat e Specializuara për Kosovën.

Ndërkohë që monitoruesit e kësaj gjykate presin që vendimi përfundimtar për këtë rast,të jetë meritor dhe i bazuar në prova.

“Tani këto deklarata të dëshmitarëve dhe të gjitha prova tjera do vlerësohen në fund nga trupi gjykues edhe në dhënien e fjalëve përfundimtare do të kemi një analizë më të detajuar të të gjitha provave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë shqyrtimit kryesore dhe do shohim nëse palët kanë arritur ta bindin trupin gjykues që të merret një vendim në favorin e tyre”, ka thënë Amer Alija – Monitorues, FDH.

Nga 22 dhjetori e deri më 9 janar 2026, Dhomat e Specializuara për Kosovën janë në pushim dimëror.

JU REKOMANDOJMË

Lirimi i Nasim Haradinajt – Ky është vendimi i plotë i Gjykatës
Kryesore

Haradinaj: Gjykata Speciale është ngritur për të përçarë dhe njollosur UÇK-në

09/01/2026 - 15:32
Musliu: Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, ai po u jep qytetarëve ushqim me lugë të vogël të makiatos
Kryesore

“Skenderaj, cofni tash”, qytetari i gëzohet vërshimeve në Drenicë, reagon Musliu: Populli nuk u përça vetë, por nga politika e fëlliqur dhe gjuha e urrejtjes

09/01/2026 - 15:20
Ramadani: Vuçiq do të përgjigjet për shkeljet e Serbisë për sulmin terrorist, çështja kalon në Serbi-NATO
Kryesore

Ramadani: Mos-pagesa për familjet e policëve të rënë në detyrë, e papranueshme

09/01/2026 - 15:13
Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Kryesore

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

09/01/2026 - 14:25
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
Kryesore

Abdixhiku pas rënies së LDK-së: “Verdikti i qytetarëve respektohet, reflektimi do të bëhet në Kuvendin e partisë”

09/01/2026 - 14:18
Bedri Hamza: 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës
Kryesore

Hamza falënderon votuesit e PDK-së: Do të riorganizohemi, do të intensfikojmë veprimin politik

09/01/2026 - 13:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dështuan të bëhen deputet/ Këta kandidat nga VV pritet t’ia shohin hajrin formimit të qeverisë Kurti 3

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bastisje në “Reforma SHPK” nën dyshime për krim ekonomik, menaxheri i kompanisë Nazmi Kërmeni për Veriu.info: “Shko pytni në polici”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Rudi ‘akuzon’ LDK-në: Më futen thikë pas shpine në zgjedhje, bllokova një koalicion parazgjedhor

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë