Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në zemrën e Alpeve Shqiptare, në Vuthaj dhe Guci, ndodhet “aorta” “Mountain View INN”

21/06/2023 - 13:35
në Lajme, Ndryshe
A A
Në zemrën e Alpeve Shqiptare, në Vuthaj dhe Guci, ndodhet “aorta” “Mountain View INN”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në qendrën e qytezës shqiptare të Malit të Zi, në Guci, gjendet “Hotel Mountain View INN & Tunnel Diskoteka”, pronar i të cilit është shqiptari nga Vuthaj, Arif Qosaj.

Qosaj ka migruar në Amerikë para 36 vjetësh, por ka vendosur që gjithë mundin e dhënë në Nju-Jork e pasurinë e fituar atje me djersë, të vijë ta investojë në Guci dhe Vuthaj.

Sa ishte student në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, për ta realizuar ëndrrën shqiptare, ndërpret studimet dhe migron në tokën amerikane për një jetë më të mirë, edhe për t’i ikur burgosjes nga regjimi jugosllav. Në atë kohë, gjatë viteve ’80, vëllai i tij më i madh ra në burg nga regjimi jugosllav. Ditë të mira e të qeta nuk e prisnin as Arifin. Duke e ditur se përballja me atë regjim në atë kohë ishte e pamundur, në moshën 19 vjeçe, në vitin 1986, ia mësynë Amerikës, me shpresë se një ditë do të kthehet në tokën e të parëve. Dhe ai kthehet dhe është tepër krenar që është kthyer. I duket se ende e dëgjon kushtrimin “Kthehuni”!

Gjatë qëndrimit në Amerikë Arifi krijon familje. Martohet dhe i lindin pesë fëmijë, sot të moshës madhore. Edhe pse krijon pasuri të madhe dhe shoqëri të mirë e të shëndoshë, një ditë prej ditësh, pas 36 vjetësh qëndrim në Amerikë, merr këtë vendim: të kthehet në vendlindje dhe të gjithë atë pasuri të veten e të familjes të fituar atje, ta investojë në hoteleri dhe gastronomi. Fillimisht e hap hotelin, i cili gjendet në qendër të qytezës së Gucisë, për akomodim të qindra personave. Investon në një sallë për organizim të konferencave dhe rregullon një kuzhinë të hatashme. Sapo i rregullon këto dhe të tjerët ia shprehin interesimin për argëtim, hap edhe një diskotekë, në të cilën mund të vallëzojnë dhe shoqërohen mbi një mijë persona.

Përpos që në hotel e takuam Arifin dhe bashkëbiseduam me të për jetën dhe familjen e tij dhe për investimet e mëdha që ka bërë ndër vite, biseduam shkurt edhe me kryekuzhinierin Robert Gjekaj, i cili, përvojën e punës të fituar në Kroacia, e ka sjellë në “Mountain View INN”. Ai tregon se në këtë hotel janë duke u bërë përgatitjet që, përpos kushteve të mira nëpër dhoma, salla dhe diskotekë e në ambientin e saj të jashtëm dhe në vila, edhe kuzhina të ofrojë meny të begatë, veçanërisht ushqime bio.

Përpos investimeve që ka bërë njërën pas tjetër, Qosaj tash vonë ka ndërtuar edhe një stallë të kafshëve të buta dhe të egra. Ai na thotë se “çdo gjë në resorin tim do të jetë bio për pushuesit”. Gjithashtu na tregon se Plava, Gucia dhe Vuthajt vizitohen shumë nga turistët e huaj në çdo stinë, por edhe nga shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Duke parë kërkesat e shumta të vizitorëve për pushim dhe argëtim, Qosaj ka ndërtuar edhe njëzet vila në Vuthaj, krejtësisht të stilit amerikan. Materialet e tyre të jashtme, edhe elementet sanitare për to, i ka sjellë nga Amerika. Pamja e resorit të tij është e mrekullueshme. Poshtë ka lumin që rrjedh ngadalë, përballë e përqark bukuritë natyrore – bjeshkët që ringjallin çdo qelizë të mirë.

“Kam vendosur ta ndërtoj këtë resor që përmes tij ta bëj më atraktive jetën këtu në Vuthaj, por që edhe të vizitohet ky vend e të zhvillohen bujqësia dhe agrobiznesi. Kemi tokë pjellore këtu dhe kemi mundësi ta punojmë. E kur i kemi mundësitë, pse mos të hamë ushqime bio prej saj”, thotë Qosaj, i cili më tutje tregon se dëshirën për investime e ka pasur po atë ditë që ka marrë rrugën për Amerikë: “Në ditën e parë që kam shkuar në Amerikë si emigrant, kam thënë se një ditë së bashku me fëmijët do të vijmë të investojmë dhe të jetojmë këtu. Erdhëm, investuam dhe po jetojmë në vendin më të bukur e të dashur. Po presim orë e çast vizitorë shqiptarë dhe të huaj”. Gjithashtu, ai na tha se, pas investimeve që kanë bërë e kthimit në atdhe, edhe bashkatdhetarët e tij që janë në Amerikë dhe Perëndim janë duke planifikuar kthimin në atdhe dhe të bëjnë investime.

Edhe pse e dinim, ai na konfirmoi se shqiptarët e Gucisë dhe të Vuthajve kanë migruar në shtetet perëndimore dhe në ShBA jo që kanë pasur dëshirë, por kanë qenë të përndjekur nga regjimi jugosllav. “Shumë njerëz këtu në Vuthaj janë arrestuar dhe kanë mbajtur burgje politike”, thotë Qosaj.

Hoteli i tij, edhe vilat e tij, mund të shërbejnë edhe për rezidenca letrare.

Ministria e Kulturës e Kosovës, ajo e Maqedonisë së Veriut, e Shqipërisë, e Malit të Zi, duhet t’i mbështetin materialisht autorët e veprave që të vijnë të shkruajnë në këtë vend që, sipas shijes dhe bindjes sonë, është vendi më i bukur në botë. Edhe agjencitë turistike duhet t’i fillojnë arazhmanet që, krahas vizitave që bëjnë qytetarët në bregdetin shqiptar dhe në qytetet dhe monumentet historike, të bartin vizitorë edhe në viset shqiptare të malësisë – Plavë, Guci dhe Vuthaj.

Historik i fshatit Vuthaj

Vuthaj është fshat i komunës së Gucisë, që ndodhet në zemër të Alpeve Shqiptare, tash në Mal të Zi. Është fshat dhe trevë etnike shqiptare midis trekufirit shtetëror Shqipëri – Kosovë – Mali i Zi. Kufizohet me Gucinë (te Krojet e Ali Pashë Gucisë), me Malësinë e Gjakovës (Tropojë), me Thethin (Dukagjin), me Lëpushën (Kelmend). Në një rrugë automobilistike nëpër një luginë shumë të begatë e mes maleve të larta, Vuthaj lidhet me Gucinë (rreth 5 km) dhe me Plavën (rreth 15 km).

Fshati Vuthaj është pjesë e krahinës së Kelmendit, në zonën e Plavë – Gucisë, i rrethuar nga bjeshkët e pasura e malet e larta. Popullsia i ka ruajtur mirë, më mirë se në çdo vendbanim tjetër shqiptar në Malit të Zi, karakteristikat etnike dhe identitetin kombëtar shqiptar. Me ndërtimin e rrugës Guci – Shkodër, zona e Plavë – Gucisë, duke përfshirë edhe Vuthajn, fituan një lidhje të mirë me krahinën e Kelmendit dhe me qytetin e Shkodrës, kurse po presin që shpejt të ndërtohet edhe rruga Plavë – Deçan, e cila do ta lidhte zonën dhe këtë fshat me rrugë shumë më të shkurtër me Kosovën.

Popullsia vuthjane merret kryesisht me bujqësi dhe blegtori, kurse kohën e fundit, falë bukurive mahnitëse dhe shumë veçorive gjeografike e historike, po zhvillohet gjithnjë e më shumë turizmi malor dhe hoteleria. Janë hapur shumë bujtina dhe restorante, kryesisht me ushqime tradicionale shqiptare.

Në vitin 1948 Vuthaj kishte 781 banorë, në vitin 2003 jetonin 866, kurse sot jo më shumë se 350 banorë (mbi 5 000 vuthjanë jetojnë në emigracion). Vuthjanët kryesisht kanë migruar në Kosovë (Pejë dhe Prishtinë) dhe ShBA.

Janë 11 familje të mëdha që kanë jetuar përherë në Vuthaj: Gjonbalajt, Bruçajt, Ulajt, Ahmetajt, Vuçetajt, Dedushajt, Goçajt, Kukajt, Qosajt, Vukajt dhe Çelajt.

Fshati Vuthaj është në lartësi mbidetare 1100 m dhe njihet për bukuritë natyrore, si një luginë e mrekullueshme e rrethuar me male të larta mbi 2500 m, i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit natyror, të sporteve dimërore, të trashëgimisë kulturore dhe të alpinizmit. Janë monumentet kulturore e natyrore që tërheqin turistë të shumtë, si Krojet e Ali Pashës, Syri i Kaltër, lumi dhe Syri i Skafkaçit, ujëvara e Gerlës, shtëpitë karakteristike etj. Afërsia me Plavën (liqenin e Plavës) e Gucinë shton edhe më shumë interesimin për ta vizituar e për të pushuar në këtë zonë.

JU REKOMANDOJMË

Xhelal Sveçla “nuk e komenton” deklarimin e Vjosa Osmanit se Trump “parandaloi” konflikt Kosovë – Serbi
Lajme

Xhelal Sveçla “nuk e komenton” deklarimin e Vjosa Osmanit se Trump “parandaloi” konflikt Kosovë – Serbi

13/07/2025 - 11:10
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
Lajme

Rama e quan sekt VV’në: U çliruam prej okupatorit serb, tash po na okupojnë partiashat, çifti i Kurtit me ekipin e vet…

13/07/2025 - 11:05
Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim
Kryesore

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin”, Haxhiu tregon nëse do ketë ndryshim në Kuvend

13/07/2025 - 10:46
Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së
Kryesore

Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

13/07/2025 - 10:34
Arrestohet një 44-vjeçar në Han të Elezit, tentoi të fuste në Kosovë mbi 16 mijë franga false
Lajme

Arrestohet një 44-vjeçar në Han të Elezit, tentoi të fuste në Kosovë mbi 16 mijë franga false

13/07/2025 - 10:18
Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
Lajme

Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë

13/07/2025 - 10:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    243 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë