Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se së bashku me kryetarin Bedri Hamza kanë vizituar punishten në rrugën e Shipolit, raporton Veriu Info.
Ai ka thënë se nga sot nis rregullimi i rrugës “Dëshmorët e Kombit”, një prej arterieve kryesore të Mitrovicës.
Tahiri ka nënvizuar se projekti përfshin riasfaltimin e gjithë rrugës, vendosjen e trotuareve të reja, vendosjen e kabllove nën tokë, si dhe krijimin e shtegut për biçikleta.
Postimi i plotë:
Me kryetarin Bedri Hamza, të shtunën e kemi nisur duke vizituar punishten në rrugën e Shipolit.
Që sot ka nisur rregullimi i plotë i rrugës “Dëshmorët e Kombit”, që është një prej arterieve kryesore të Mitrovicës.
Ky projekt përfshin riasfaltimin e gjithë rrugës, vendosjen e trotuareve të reja, vendosjen e kabllove nën tokë, si dhe krijimin e shtegut për biçikleta.
Jemi bashkë për Mitrovicën!