Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se objekti i QKMF-së në Mitrovicë është duke marrë formë.
Tahiri ka shkruar se ky projekt është krenari e qeverisjes pasiqë u ofron pacientëve hapësira të pastra dhe dinjitoze për trajtim, njofton Veriu Info.
Ai ka shtuar se ky objekt po bëhet me bashkëfinancim të Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Po merr formë objekti modern i QKMF-së në Mitrovicë, i cili po bëhet me bashkëfinancim të Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Mitrovicës.
Ky projekt i madh është krenari e qeverisjes tonë, pasi zgjidh një nga problemet më të mëdha të qytetit, duke ju ofruar pacientëve hapësira të pastra dhe dinjitoze për trajtim.