Arian Tahiri, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, ka bërë të ditur se e sotmja është e diela e fundit që punohet në Mitrovicë për këtë vit, duke treguar se punëtorë dhe bizneset do ta kenë ditë pushimi deri më 1 qershor 2024.
Më 31 maj Kuvendi i Komunës së Mitrovicës ka marrë vendim që dita e diele të jetë ditë pushimi në këtë komunë, por që për shkak të sezonës kur arrijnë mërgimtarët në pushime, ishte vendosur që zbatimi i këtij vendimi të filloj në muajin shtator, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Arian Tahiri:
Muaj më parë morëm vendim që e diela të jetë pushim për punëtorët e Mitrovicës, mirëpo duke pasur parasysh fluksin e madh të mërgimtarëve, Kuvendi Komunal kishte vendosur që gjatë sezonit veror të punohet çdo ditë.
Kështu, e diela e sotme është e fundit që punohet në këtë sezon. Nga java e ardhshme, punëtorët në territorin e Komunës së Mitrovicës do ta kenë pushim.
E diela do të jetë pushim deri më 1 qershor, kur edhe nis sezoni tjetër veror.
Bashkë për punëtorët!