Pas raportimeve se sonte është blinduar Skenderaj nga Njësi Speciale të Policisë dhe se kanë ndodhur bastisje që kanë të bëjnë me incidentin fizik të ndodhur gjatë ditës, ka reaguar nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili thotë çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë.
Postimi i Fadil Nura:
Sonte, në mesnatë, në Sheshin e Lirisë “Adem Jashari” në Skenderaj, shumëkush mund të ndiejë peshën e një simbolike të rëndë. Jo sepse historia po përsëritet, e as sepse kohët janë të njëjta, por sepse çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë.
Kur qytetarët fillojnë të ndiejnë presion aty ku duhet të ndiejnë liri, atëherë çdo pushtet duhet të reflektojë.













