Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka hedhur postë pretendimet se kryetari i kësaj komunës, Sami Lushatku, nuk i është përgjigjur ftesës së prokurorisë për intervistim rreth incidentit të djeshëm në Skenderaj.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se janë në pritje të një ftese të tillë.
Ai ka bërë me dije se në momentin që do të ketë ftese, Lushatku do t`i përgjigjet ftesës së prokurorisë.
“Përndryshe ftesë zyrtare ende nuk kemi si institucion. Jemi duke e prit. Në momentin që e kemi ftesën zyrtare, sigurisht që zoti Lushtaku do t’i përgjigjet, qysh iu ka përgjigjur gjithmonë”, ka thënë Nura.












