Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nënshkruhet marrëveshja për skemën e granteve për arsimin dual

20/10/2025 - 18:55
në Lajme
A A
Nënshkruhet marrëveshja për skemën e granteve për arsimin dual
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka nënshkruar sot marrëveshjen për skemën e granteve për arsimin dual me Agjencinë për Zhvillim të Luksemburgut (LuxDev), raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe drejtues të KIESA-s.

Ambasadori Dietz theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe sistemit arsimor për të zhvilluar një fuqi punëtore të aftë dhe konkurruese.

“Është kënaqësi të jem me ju për ta shënuar lëshimin e skemës së granteve për arsimin dual, një rrugëtim i rëndësishëm i Kosovës, për ta fuqizuar lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës, kjo iniciativë nuk ka të bëjë vetëm me trajnimin por ka të bëjë me një partneritet të institucioneve shtetërore, sistemin e arsimit dhe sektorit privat, të gjithë së bashku po punojmë për të pasur njohuri, shkathtësi në jetë. Së bashku me KIESA nga MINT-i, përkushtimi i tyre i përbashkët demonstron për politikat arsimore dhe strategjinë e industrisë. Përkushtimi i përbashkët demonstron se politikat arsimore dhe zhvillimi industrial ecin krah për krah, shkathtësitë bëhen shtytës për një konkurrencë për të avancuar mësimin dual, këto institucione sigurojnë që sistemi i arsimit në Kosovë është më i përgjegjshëm, gjithëpërfshirës dhe më shumë i harmonizuar me ekonominë bashkëkohore”, ka thënë ai.

Ndërkohë, përfaqësuesja e MASHT-it theksoi lidhjen e ngushtë mes arsimit dhe zhvillimit ekonomik, duke përmendur prioritetet e ministrisë në fushat si energjia e ripërtëritshme dhe teknologjia.

“Edhe shtete më të zhvilluara të një shteti e shohin zhvillimin e një vendi, e shohin arsimin, sepse është e lidhur me zhvillimin ekonomik. Nuk mund të ketë arsim të mirë pa ekonomi, por as ekonomia nuk do të përmirësohet pa një arsim të mirë, janë të lidhura shumë ngushtë, nëse njëra stagnon, as tjetra nuk ec përpara. Sa i përket Ministrisë së Arsimit, por edhe qeverisë, ka sjellë prioritetet e saj, i ka zgjedhur sektorët më prioritarë, është drejtuar nga fusha e energjisë së ripërtëritshme, nga TIK-u. Kjo lidhje me biznese neve na bën të jemi si ministri të suksesshme”, theksoi ajo.

Zef Dedaj, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të KIESA-s, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut, duke përmendur edhe programe të tjera si skema e inovacionit dhe ajo për industrinë kreative.

“Shteti i Luksemburgut është bërë një partner kyç mbështetës i Kosovës, duke na mbështetur sektorin privat dhe institucionet në forma të ndryshme. Në vitin e kaluar kemi filluar me zbatimin e skemës për inovacion, kemi vazhduar edhe me grant skemën e energjisë që është bashkëfinancim i plotë nga Luksemburgu në vlerë një milion euro, thirrja është e hapur. Sot, sapo të vija këtu, lëshova edhe listën preliminare të 51 përfituesve të rinj të grant skemës për industrinë kreative”, shtoi Dedaj.

JU REKOMANDOJMË

Rudari për rastin “Banjska”: Në seancat e mbyllura, dëshmitarët po dëshmojnë rrejshëm
Kryesore

Rudari për rastin “Banjska”: Në seancat e mbyllura, dëshmitarët po dëshmojnë rrejshëm

20/10/2025 - 21:33
Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Haki Abazi: Nuk jemi zbutur ndaj VV-së, ka qenë trokitje nga ata

20/10/2025 - 21:19
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Kryesore

Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”

20/10/2025 - 21:02
Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë
Kryesore

Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë

20/10/2025 - 20:31
Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur
Kryesore

Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur

20/10/2025 - 19:42
Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese
Lajme

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

20/10/2025 - 19:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    886 Shpërndaje
    Shpërndaje 354 Tweet 222
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Si mund të bëhet shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës? – Analisti i GAP: Kaq ulëse ka siguruar secila parti

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë