Për të 30 herë nesër do të tentohet konstituimi i kuvendit të Kosovës.
Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen në përpjekjen për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky proces ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. VV si parti e parë e ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nga opozita nuk po përkrahet pasi po e konsiderojnë si “figurë përçarëse”.