Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e përjashtoi mundësinë e shënjestrimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kur u pyet nga ABC News nëse Izraeli kishte një synim të tillë.
“Shikoni, ne po bëjmë atë që duhet të bëjmë,” u përgjigj Netanyahu.
Ai këmbënguli se eliminimi i mundshëm i udhëheqësit suprem do ta “përfundonte konfliktin,” jo ta përshkallëzonte atë.
“Lufta e pafund është ajo që kërkon Irani, dhe ata po na çojnë në prag të një lufte bërthamore. Në fakt, ajo që po bën Izraeli është ta parandalojë këtë, ta përfundojë këtë agresion,” tha ai.