Mësuesi në një shkollë në Paris, Nezir Kraki, tash edhe deputet i partisë “Guxo” synon që fjala e tij të gjejë publik më të gjerë.
Për këtë arsye ai edhe ka paguar para për ‘sponzorizim’ të faqes së tij në Facebook për të arritur më shumë llajka e ndjekës.
Në mbishkrim të postimit ka shkruar se është “Ligjërues” i Shkencave Politike në Universitetin UPEC në Francë.
