Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze/ Klinika estetike s’kishte kirurg, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri

08/09/2025 - 22:18
në Kryesore, Lajme
A A
Skandaloze/ Klinika estetike s’kishte kirurg, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Klinika estetike “International Medicare” e bllokuar pak ditë më parë, që operonte në qendër të Tiranës, rezulton se për më shumë se një vit ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e dhjetëra pacientëve.

Klinika “International Medicare”, pjesë e rrjetit “Sante Plus Group”, ku në vend të kirurgëve dhe mjekëve të licencuar, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri.

Gjatë operacionit të koduar “Bilanci”, forcat e Policisë së Tiranës arrestuan të vetmin që figuronte si administrator, 62-vjeçarin Edmond Zaja, në fakt kuzhinier i klinikës, i cili do të dalë të hënën para Gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërsa dy bashkëaksionerët, Bilal Kara, shtetas turk dhe Geriana Arapi, shqiptare, janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhen jashtë vendit. Në ambientet e klinikës, hetuesit gjetën 100 blloqe me fatura të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të ndaluara, të skaduara dhe kontrabandë, të përdorura për ndërhyrje estetike si botox, fillera e madje edhe për mbjellje flokësh. Pagesat për pacientët kryheshin në cash, pa fatura, ndërsa punonjësit paguheshin në dorë e pa sigurime. Një aktivitet informal, i mbuluar me luks dhe fasadë moderne, por që fshihte pas vetes një skemë mashtrimi dhe rreziku për jetën.

Njëri prej aksionerëve kryesorë, Bilal Kara, nuk është emër i panjohur. Ai rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir, kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në DEIK, si dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Turqi.

Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet shqiptare janë në kontakt me partnerët për lokalizimin dhe ekstradimin e tij. Klinika “International Medicare” është bllokuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe përgjegjësve të vërtetë pas këtij mashtrimi multimilionësh.

Ky nuk është thjesht një rast evazioni fiskal, por një alarm i fortë për mënyrën se si biznese të rrezikshme operojnë në mes të Tiranës, jashtë çdo kontrolli, duke vënë në rrezik shëndetin publik dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

JU REKOMANDOJMË

Shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael pas sulmeve ndaj Izraelit

Shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael pas sulmeve ndaj Izraelit
08/07/2026 - 15:54

Ndërsa tensionet po rriten në Lindjen e Mesme, BBC-ja mëson se shefi i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka anuluar një vizitë në Izrael të planifikuar për sot....

Më shumëDetails

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë
08/07/2026 - 15:48

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Në nisje të takimit, që...

Më shumëDetails

Kos: Maqedonia e Veriut ndër top performuesit, do të përfitojë fonde shtesë nga Plani i Rritjes

Kos: Maqedonia e Veriut ndër top performuesit, do të përfitojë fonde shtesë nga Plani i Rritjes
08/07/2026 - 15:31

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup, tha se Maqedonia e Veriut është ndër vendet me performancën më...

Më shumëDetails

8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE

8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE
08/07/2026 - 15:24

Në një goditje të madhe për përpjekjen e Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ambasadorët e BE-së që u mblodhën në Bruksel të mërkurën nuk arritën të...

Më shumëDetails

‘Grenlanda nuk është në shitje’ kryeministrja daneze i reagon Trumpit

‘Grenlanda nuk është në shitje’ kryeministrja daneze i reagon Trumpit
08/07/2026 - 15:08

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen tha se Grenlanda “nuk është në shitje” pas komenteve të përsëritura nga Donald Trump që sugjeronin se territori i Arktikut duhet të kontrollohet...

Më shumëDetails

Haxhiu dhe Kurti ia vazhdojnë Agon Bytyqit edhe për pesë vjet detyrën e zëvendësdrejtorit të AKI-së

Haxhiu dhe Kurti ia vazhdojnë Agon Bytyqit edhe për pesë vjet detyrën e zëvendësdrejtorit të AKI-së
08/07/2026 - 15:04

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu ka njoftuar se, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë