Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, qëndroi sot në Vatikan, për të bërë homazhe për vdekjen e Papa Françeskut.
Osmani u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kardinalin shqiptar, Ernest Simonin.
“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, shkroi Osmani.
Lamtumira e fundit, Papës i jipet nesër.