Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga fletarresti për Radoiçiqin, e deri te sulmet nga Kurti e Osmani: Krejt çka tha kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj

28/07/2025 - 08:55
në Kryesore, Lajme
A A
Nga fletarresti për Radoiçiqin, e deri te sulmet nga Kurti e Osmani: Krejt çka tha kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, e ka bërë një ndër paraqitjet e rralla në publik.

Në një intervistë në Kallxo.com me gazetarin Kreshnik Gashi, Isufaj ka folur për të gjitha temat e diskutuara kohëve të fundit, sulmet ndaj tij nga Albin Kurti e Vjosa Osmani, tenderin për urat në Ibër, tërheqjen e fletarrestit ndaj Milan Radoiçiqit e shumë tema të tjera.

Deklaratën më interesante e dha lidhur me fletarrestin e Milan Radoiçiqit, një zhvillim që sa herë përmendet emri i kryeterroristit, ia përmendin Isufajt. Ky i fundit e sqaroi gjithë situatën.

“Në një moment, prokurori i çështjes (Burim Qerkini) ka ardhë në zyrën time dhe më ka njoftu për një takim që ai kishte pasur me avokatin e Milan Radoiçiqit. Si ma interpretoi prokurori mua, ishte kështu situata – avokati i Radoiçiqit i kishte thënë prokurorit se Radoiçiqi po jep sinjale bashkëpunimi dhe nëse pranoni me ja hjek urdhërarrestin, ai do të jap informacione që janë shumë kredibile për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, tha Isufaj.

“Të jeni të sigurt, unë në atë kohë nuk kam pasur shumë informacione kush është Radoiçiqi. E kam ditur që është i akuzuar si bashkëkryerës në kryerje të veprës penale të Oliver Ivanoviqit, por nuk kam ditur më shumë. Ju e dini që ka pasur tentime me u arrestu disa herë nga Policia por nuk ka mundur. Në momentin kur ma tha këtë prokurori i çështjes, unë kam qenë i qartë, i kam thanë jo. Pse i kam thanë jo? Nuk është se unë s’kam dashur ta pranoj një ofertë të tillë, nuk është se unë nuk kam dashur të siguroj informacionet që pretendohej se ishin shumë relevante për çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit sepse urdhër-arresti ka të bëjë për vrasjen e Ivanoviqit. Nuk u pajtova me prokurorin dhe i thashë vazhdo me procesin kështu si je” tha ai më tutje.

“Ndërkohë prokurori i çështjes insistoi dhe mua ma solli një plan hetimi, një strategji për mënyrën se si ai mendon marrjen e atij informacioni. Për të gjitha këto biseda, i informuar dhe në takime ka qenë ish-kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi. Meqenëse prokurori – e thashë edhe më herët – është i pavarur në mënyrën se si e trajton një rast, se si e siguron një provë, se si e prezanton provën para gjykatës, unë nuk mujta me u ba pengesë me thanë nuk bën në asnjë mënyrë sepse e kisha një instancë më të lartë aty” sqaroi kryeprokurori.

“Po, ishte pro kësaj dhe unë i besova sinqeritetit të prokurorit. Isha i bindur dhe jam edhe sot se qëllimi i prokurorit të çështjes nuk ka qenë që të amnistohet Radoiçiqi, përkundrazi qëllimi ka qenë që ai të vihet këtu edhe të ballafaqohet me drejtësinë. Imagjinoje, Kreshnik, sikur ai të vinte në Prokurorinë Speciale, ose e kish dhënë informacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ose do të arrestohej sepse e ka pasur statusin e personit të pandehur” tha Isufaj.

Blerim Isufaj u pyet për sulmet që u bënë ndaj tij pas raportimit se ka nisur një hetim për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër. Ai tha se nuk lejon keqpërdorimin e fondeve në emër të patriotizmit.

“Ajo që e thonë shumë eksponentë të ndryshëm se Blerim Isufaj lëshoi urdhër për t’u ndal puna, për t’u ndal buxheti – ju garantoj që është e pavërtetë e madhe dhe ju bëj thirrje nëse ka urdhër të tillë ta publikojnë. Nuk ka urdhër të tillë, ka qëllime të caktuara. Qëllimi është me e denigru Prokurorinë Speciale, mua si kryeprokuror dhe me tërheq vëmendjen nga puna jonë e përditshme nga një kategori e caktuar e njerëzve.”

“Unë të garantoj ty dhe qytetarët e Kosovës se nuk kanë me mujt me realizu as të parën as të dytën. Unë jam Blerim Isufaj, jam i Junikut. Në asnjë mënyrë, në asnjë situatë nuk kam me leju me u keqpërdorë fondi publik në emër të patriotizmit. Për mua, patriotizëm është me punu ndershëm, me zhvillu, me ndërtu, me avancu pa e keqpërdorë paranë publike. Se kur ka qenë koha për patriotizëm, e që kurrë nuk e kam thënë, unë kam qenë aty ku është vendi – e këta që flasin, nuk e di ku kanë qenë. Ura le të ndërtohen, se e mirëpresim me padurim – informacionin do ta trajtojmë ndershëm, me korrektësi, në bazë të standardeve të procedurës penale”, tha Isufaj.

Nuk prishë punë, ishte përgjigja e Isufajt kur u pyet që Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk e pranonin për Kryeprokuror të Shtetit.

“Ata kanë thanë që s’më duan, edhe mirë që nuk m’dojnë. Nuk prishë punë. Nuk e di pse nuk më duan, pyetni ata.”, tha ai.

“Shiko… nivel i ulët më duket me e komentu këtë. Por, vetëm një gjë dua me thanë. Në karrierën time prej vitit 2010 jam prokuror, dhe vazhdimisht kam qenë prokuror i Krimeve të Rënda ose i Prokurorisë Speciale. Për mos me ekzagjeru, për këto vite i kam ngritur diku 300 aktakuza. Me dijeninë time, vetëm 6 i kam të refuzuara gjatë karrierës. Që performanca i bie diku 97% aktakuza të aprovuara në gjykatë. Kjo është lehtë e verifikueshme” tha ai.

I pyetur nëse Kurti është në dijeni të këtyre të dhënave, Isufaj u përgjigj prerazi.

“As që më intereson nëse e din apo jo. Unë jam i sigurt se ai nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme. Sepse po të shërbehej me fakte, ai nuk do të duhej të thoshte ashtu. Mos e harro një fakt – a folëm më herët për terrorizëm – unë kam qenë ai që i ka arrestu 40 e më shumë persona, unë kam qenë ai që i kam akuzu mbi 30, krejt janë të dënuar. Ky është një fakt në mesin e shumë fakteve të tjera.”, shtoi ai.

Blerim Isufaj theksoi se Gjykata nuk e lëshoi urdhëresën që Kurti të dërgohet me dhunë në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervës shtetërore.

JU REKOMANDOJMË

Sot fillon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhje
Lajme

KQZ: Këta janë hapat që duhet të ndiqen për t’u regjistruar përmes platformës për votim nga jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale 2025

28/07/2025 - 14:12
“Kush të ka pagu…mos Lumir Abdixhiku”: Fitore Pacolli kapet keq LIVE në emision me protestuesin që e priti te Kuvendi
Lajme

“Kush të ka pagu…mos Lumir Abdixhiku”: Fitore Pacolli kapet keq LIVE në emision me protestuesin që e priti te Kuvendi

28/07/2025 - 14:01
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor
Lajme

Ngrihet aktakuzë kundër një personi, Prokuroria: Kontrabandonte migrantë në Kosovë me veturën e marrë me qira

28/07/2025 - 13:39
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Përditësohen të dhënat, kaq janë pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

28/07/2025 - 13:09
KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë, mbi 43 mijë litra ujë të hedhura nga ajri
Lajme

KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë, mbi 43 mijë litra ujë të hedhura nga ajri

28/07/2025 - 12:45
Ministri Peci tregon arsyet pse u vonuan subvencionet për shumicën e bujqve
Lajme

Supremja i shfuqizon disa nene të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi

28/07/2025 - 12:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeprokurori Isufaj tregon çka i kishte premtuar Radoiçiqi Prokurorisë Speciale, në këmbim të tërheqjes se urdhër-arrestit

    Kryeprokurori Isufaj tregon çka i kishte premtuar Radoiçiqi Prokurorisë Speciale, në këmbim të tërheqjes se urdhër-arrestit

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ekskluzive: Kryesia e PDK-së nominon Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Isufaj i përgjigjet Kurtit: Nivel i ulët, në karrierën time nga 300 aktakuza vetëm 6 i kam të refuzuara, as që po më intereson a e di ai këtë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Personi që dyshohet se humbi jetën në Ujman, mërgimtar nga Suedia

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Zyrtari policor sulmohet në rrugë nga tre të rinj në Mitrovicë – njëri kapet me thikë, tjetri në arrati (EMRAT)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë