Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga kërcënimet te vr’asja e Arlinda Zekajt, detajet e dosjes së Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit

28/10/2026 - 09:11
në Kryesore, Lajme
A A
Nga kërcënimet te vr’asja e Arlinda Zekajt, detajet e dosjes së Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah një histori të raportuar të kërcënimeve, dhunës në familje dhe kërkesave për mbrojtje nga institucionet.

Sipas dosjes së Prokurorisë, ish-bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj, ishte përballur me akuza për kanosje me vrasje. Arlinda, sipas dokumenteve të cituara në media, kishte raportuar për dhunë fizike e psikologjike dhe kërcënime, ndërsa kishte kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse.

Më 23 tetor Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Sylajt për kanosje, ndërsa viktima kishte njoftuar organet e drejtësisë për rrezikun që i kanosej tri ditë para se të vritej.

Më 27 tetor, Gjykata Themelore në Pejë i caktoi Sylajt një muaj paraburgim nën dyshimin për veprën penale të mospërfilljes së gjykatës. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se e kishte kërcënuar Arlindën edhe pak orë para vrasjes, pavarësisht urdhrit mbrojtës në fuqi.

Në dosjen e Prokurorisë përmenden edhe rrethana të tjera të konfliktit familjar, përfshirë kërkesën e djalit të mitur për urdhër mbrojtës ndaj nënës. Sipas raportimeve, fëmija nuk e kuptonte plotësisht domethënien e këtij urdhri.

Ndërkohë, për vrasjen e Arlinda Zekajt, i dyshuari është Albert Sylaj, ish-kunati i saj. Para arrestimit nga ana e policisë, ai kishte shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, por kishte kërkuar që fillimisht t’i lejoheshin dhjetë minuta për të biseduar me familjen.

Ai u arrestua të martën rreth orës 23:40 në Deçan, pas angazhimeve operative dhe hetimore të policisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore dhe bashkëpunimit me qytetarët

Rasti ka rikthyer vëmendjen te trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje dhe te mbrojtja e personave që raportojnë kërcënime.

Hetimet dhe procedurat gjyqësore për rastin vazhdojnë, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarve duhet të përcaktohet nga gjykata. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00

Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00
28/10/2026 - 09:00

00Share Button Gazeta Blic Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke ngritur shqetësime...

Më shumëDetails

Partitë arabe, çelësi për fatin e qeverisë së re në Izrael

Partitë arabe, çelësi për fatin e qeverisë së re në Izrael
28/10/2026 - 08:45

Partitë arabe, çelësi për fatin e qeverisë së re në Izrael Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Izrael tregojnë një garë të ngushtë mes bllokut të Benjamin Netanyahut dhe...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje, ky është rendi i ditës

28/10/2026 - 08:29

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot, më 28 tetor, mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit, mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 08:00....

Më shumëDetails

Zëdhënësi i Aleancës: Nga panika për atë që i pret nga lideri suprem, VV-ja ka eskaluar duke u shtyrë se kush ia bën më shumë argatin Dejonës

Zëdhënësi i Aleancës: Nga panika për atë që i pret nga lideri suprem, VV-ja ka eskaluar duke u shtyrë se kush ia bën më shumë argatin Dejonës
28/10/2026 - 07:55

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka thën se përfaqësuesit e Vetëvendosjes, nga frika e asaj që i pret nga lideri i tyre, po garojnë mes vete se kush...

Më shumëDetails

Policia deklarohet pas arrestimit të Albert Sylajt

Policia deklarohet pas arrestimit të Albert Sylajt
28/10/2026 - 07:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili...

Më shumëDetails

Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë
28/10/2026 - 00:46

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë