Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga kuzhiniere në asistente administrative, e së fundi caktohet baçelor i Radiologjisë pa konkurs – Ky është rrugëtimi i pazakontë i Shpresa Ramiqit, punonjse e Spitalit të Vushtrrisë (Dokument)

17/09/2024 - 17:45
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Nga kuzhiniere në asistente administrative, e së fundi caktohet baçelor i Radiologjisë pa konkurs – Ky është rrugëtimi i pazakontë i Shpresa Ramiqit, punonjse e Spitalit të Vushtrrisë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga kuzhiniere arriti të marrë pozitën e administratores në Shërbimin Radiologjik, e nga aty baçlor i Radiologjisë.

Kjo është punonjsja e Spitalit të Vushtrrisë, Shpresa Ramiqi, e cila bëri një rrugëtim të pazakontë të ngritjes në pozitë nga viti 2017 deri në vitin 2024.

Vetëm njërën nga këto lëvizje e bëri me konkurs të brendshëm, kurse të gjitha tjerat pa konkurs.

Gazeta Online Veriu.info ka siguruar dokumentet që dëshmojnë se si zonja Ramiqi, që punonte si kuzhiniere në Spitalin e Vushtrrisë fillimisht me vendim të drejtorit të këtij institucioni, Hajrullah Saraqi, në vitin 2017 i caktohet pozita e administratores në Repartin e Radiologjisë me kohëzgjatje prej 6 muajsh, nga data 02.05.2017 deri më 02.11.2017.

Nuk kaloi shumë kohë, e njëjta mori kontratë pune me kohë të pacaktuar në shkurt të vitit 2018 pas konkursit të brendshëm duke u caktuar punëtore administrative në shërbimin radiologjik të Spitalit të Vushtrrisë, sërish nga drejtori i atëhershëm Saraqi.

Veriu.info ka siguruar kontratën për Shpresa Ramiqin e cila punësohet si punëtore administrative.

Por rrugëtimi i ngritjes në karrierë për Shpresa Ramiqin nuk përfundon këtu, pasi e njëjta bë sërish kishte bërë lëvizje brenda këtij spitali, ku fillimisht nga asistente e Radiologjisë ishte caktuar përkohësisht si teknike e Radiologjisë, sërish pa konkurs e pastaj transferohet me vendim në pozitën e baçlorit të Radiologjisë në mënyrë të përhershme.

Gazeta Online Veriu.info ka siguruar vendimin e drejtoreshës së këtij spitali, Shefkije Shatri, të datës 22.03.2024, me të cilin Shpresa Ramiqi, e caktuar përkohësisht në ushtrimin e punëve dhe detyrave si teknike e Radiologjisë, transferohet në vendin e punës Baçelor i Radiologjisë, në mënyrë të përhershme për interes të institucionit.

Gazeta ka siguruar edhe kontratën për Shpresa Ramiqin.

Veriu.info ka kontaktuar punonjsen Shpresa Ramiqin, e cila ka pranuar se fillimisht ka punuar si kuzhiniere e më pas është ngritur në pozita në bazë të konkurseve.

Ajo ka thënë se ka përfunduar studimet në fushën e Radiologjisë.

Po ashtu Gazeta ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Spitalit, Shefkije Shatri e cila ka kërkuar që t’i dërgohen pyetjet në email, kurse deri tani nuk është përgjigjur.

JU REKOMANDOJMË

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin
13/11/2026 - 21:07

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian...

Më shumëDetails

Bali Muharremaj nënshkruan kontratën e re me çmime shumëfish më të larta për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër

Bali Muharremaj nënshkruan kontratën e re me çmime shumëfish më të larta për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër
13/11/2026 - 20:44

Më 23 tetor të këtij viti komuna e Suharekës e udhëhequr nga Bali Muharremaj ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Famis Co” për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, kompani me...

Më shumëDetails

Haziri: Familjet paguajnë rrymë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave

Draft statuti i asociacionit – Haziri: Kurti e ka pranuar, por nuk ka marrë pjesë në proces
13/11/2026 - 20:31

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar pushtetin për çmimin e lartë të rrymës duke thënë se familjet, shërbimet e prodhuesit paguajnë më shtrenjtë rrymë, raporton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Shukri Buja me kritika të ashpra për PDK-në: Janë bërë gabime të mëdha dhe janë ndryshuar…

Shukri Buja me kritika të ashpra për PDK-në: Janë bërë gabime të mëdha dhe janë ndryshuar…
13/11/2026 - 19:57

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka kritikuar veprimet dhe qëndrimet politike të partisë së tij lidhur me zhvillimet institucionale dhe marrëveshjet politike. Buja ka thënë...

Më shumëDetails

Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë, fajin ia lë Hormuzit

Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë, fajin ia lë Hormuzit
13/11/2026 - 19:29

inistrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e instrasfrukturës prodhuese. Ajo ka thënë se...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”

Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”
13/11/2026 - 18:50

Deputetja e LDk’së, Hykmete Bajrami, ka lëshuar deklarimet e kreut të LVV’së, Albin Kurti, kur thoshte se do të ulë çmimin e energjisë elektrike, meqë Kosova ka shumë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    388 Shpërndaje
    Shpërndaje 155 Tweet 97
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – E.G. përfundoi nën hetime

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë