Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga kuzhiniere në asistente administrative, e së fundi caktohet baçelor i Radiologjisë pa konkurs – Ky është rrugëtimi i pazakontë i Shpresa Ramiqit, punonjse e Spitalit të Vushtrrisë (Dokument)

17/09/2024 - 17:45
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Nga kuzhiniere në asistente administrative, e së fundi caktohet baçelor i Radiologjisë pa konkurs – Ky është rrugëtimi i pazakontë i Shpresa Ramiqit, punonjse e Spitalit të Vushtrrisë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga kuzhiniere arriti të marrë pozitën e administratores në Shërbimin Radiologjik, e nga aty baçlor i Radiologjisë.

Kjo është punonjsja e Spitalit të Vushtrrisë, Shpresa Ramiqi, e cila bëri një rrugëtim të pazakontë të ngritjes në pozitë nga viti 2017 deri në vitin 2024.

Vetëm njërën nga këto lëvizje e bëri me konkurs të brendshëm, kurse të gjitha tjerat pa konkurs.

Gazeta Online Veriu.info ka siguruar dokumentet që dëshmojnë se si zonja Ramiqi, që punonte si kuzhiniere në Spitalin e Vushtrrisë fillimisht me vendim të drejtorit të këtij institucioni, Hajrullah Saraqi, në vitin 2017 i caktohet pozita e administratores në Repartin e Radiologjisë me kohëzgjatje prej 6 muajsh, nga data 02.05.2017 deri më 02.11.2017.

Nuk kaloi shumë kohë, e njëjta mori kontratë pune me kohë të pacaktuar në shkurt të vitit 2018 pas konkursit të brendshëm duke u caktuar punëtore administrative në shërbimin radiologjik të Spitalit të Vushtrrisë, sërish nga drejtori i atëhershëm Saraqi.

Veriu.info ka siguruar kontratën për Shpresa Ramiqin e cila punësohet si punëtore administrative.

Por rrugëtimi i ngritjes në karrierë për Shpresa Ramiqin nuk përfundon këtu, pasi e njëjta bë sërish kishte bërë lëvizje brenda këtij spitali, ku fillimisht nga asistente e Radiologjisë ishte caktuar përkohësisht si teknike e Radiologjisë, sërish pa konkurs e pastaj transferohet me vendim në pozitën e baçlorit të Radiologjisë në mënyrë të përhershme.

Gazeta Online Veriu.info ka siguruar vendimin e drejtoreshës së këtij spitali, Shefkije Shatri, të datës 22.03.2024, me të cilin Shpresa Ramiqi, e caktuar përkohësisht në ushtrimin e punëve dhe detyrave si teknike e Radiologjisë, transferohet në vendin e punës Baçelor i Radiologjisë, në mënyrë të përhershme për interes të institucionit.

Gazeta ka siguruar edhe kontratën për Shpresa Ramiqin.

Veriu.info ka kontaktuar punonjsen Shpresa Ramiqin, e cila ka pranuar se fillimisht ka punuar si kuzhiniere e më pas është ngritur në pozita në bazë të konkurseve.

Ajo ka thënë se ka përfunduar studimet në fushën e Radiologjisë.

Po ashtu Gazeta ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Spitalit, Shefkije Shatri e cila ka kërkuar që t’i dërgohen pyetjet në email, kurse deri tani nuk është përgjigjur.

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: Aktakuza e Rozeta Hajdarit konfirmon se Albin Kurti është i korruptuar
Kryesore

Kajtazi: Aktakuza e Rozeta Hajdarit konfirmon se Albin Kurti është i korruptuar

16/11/2025 - 22:27
Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Kryesore

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave

16/11/2025 - 21:22
Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë
Kryesore

Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë

16/11/2025 - 21:09
Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari
Kryesore

‘51,42% të vendvotimeve në Mitrovicë me kod të gabuar’: Kështu e kontestoi Gruda vendimin e PZAP-së në Supreme

16/11/2025 - 19:50
Punëtorët e RTK-së nesër në grevë
Kryesore

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë

16/11/2025 - 19:47
Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale
Kryesore

Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale

16/11/2025 - 19:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Numërohen votat e diasporës, Ruzhdi Shehu mposht Agron Kuçin në Junik

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • E tmerrshme: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Visar Ymeri i tregon “koalicionet” e VV’së në balotazh- Kurti tha se të gjithë u bënë bashkë kundër tyre

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë