
Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Majaci, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga kjo parti për t’iu bashkuar LDK-së, ka akuzuar publikisht Vetëvendosjen për korrupsion dhe keqpërdorime.
Në një video ku shihet dhe dëgjohet një bisedë mes Majacit dhe disa prej figurave qendrore të VV-së: ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, ministrit të Kulturës Hajrulla Çeku dhe deputetit Ilir Kërçeli, duke i akuzuar drejtuesit e VV-së për keqpërdorime, të cilat ai i cilëson si “hajni me letra”. Ai iu bën thirrje përfaqësuesve të partisë që të ndalin, siç thotë ai, praktikat e paligjshme.
“Po vjedhim me letra, po më pengon hajnia. Nuk po du kurrgjë prej jush, por nuk muj me e ba ballë kësaj pune. Shkurt edhe shqip, mos të vjedhim me letra. Ata të parët kanë vjedhë pa letra”, dëgjohet duke thënë Majaci gjatë bisedës.
Majaci përmend raste të punësimeve dhe përzgjedhjeve në institucione publike, ku sipas tij janë anashkaluar njerëz profesionistë, ndërsa janë favorizuar individë të lidhur me pushtetin.
“Kontrolloni pikat, kontrolloni Podujevën, kontrolloni Prishtinën, mos i merrni njerëzit e juaj që ju kanë pru qitu me i gju në berllog.
Se nuk është kjo me shku në Dogana të Kosovës 135 veta me apliku, me hi njeri që s’ka pikë. Mo se o marre kjo o burrë. Janë shku njerëzit e shkollumë atje mrena janë gju në berllog. Po o marre kjo bre.
Çka ka ba për Majac, hajde që dalim për Majac, unë jam i Majacit, ti miqtë e mixhës a janë të Majacit?
Kush e ka shtru Majacin asfalt?”, deklaron ai në video.
Pas këtij takimi, Majaci njoftoi dorëheqjen nga Vetëvendosje dhe u kërkoi falje qytetarëve që i kishte ftuar dikur t’i bashkoheshin kësaj partie.