Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet

30/09/2025 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga apostull i moralit politik, në shembullin e keq të asaj që dikur e shante te populli për ish-Presidentin Thaçi…

Rrugëtimi paradoksal i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës vetëm disa vite më parë – ku sulmonte me gjithë arsenalin e tij retorik ish-presidentin Hashim Thaçi si “të paaftë” e “të dështuar” për kthimin nga Washingtoni, siç pretendonte ai, pa takim me Presidentin amerikan, pa marrëveshje e pa sjellur investime – deri te vizita e fundit e tij në ShBA, që më shumë i ngjan një ekskursioni privat të mbushur me poza e shëtitje, shfaqet sot si një nga bumerangët më të pamëshirshëm të karrierës së tij politike.

Viti 2020

Kurti shpërthente nga foltorja e Kuvendit me akuza e sulme brutale kundër Thaçit për “mungesë takimesh me zyrtarë të lartë amerikanë” dhe për një vizitë në Uashington që – sipas tij – nuk kishte sjellë as marrëveshje, as investime.

“Të shkosh në Shtëpi të Bardhë si president te mos e takosh presidentin amerikan e as zëvendëspresidentin, e të kthehesh pa marrëveshje politike dhe pa sjellë ndonjë investim në ekonomi është debakël.”

E pasi kemi qeveri të re duhet të kemi president të ri. Unë nuk jam antiamerikan, por më lejoni të them se presidenti është antieuropian. Pikërisht në kohën kur presidenti deklarohet se është antieuropian mua më akuzojnë si antiamerikan. Unë i dua edhe ShBA-në edhe BE-në. Na nevojiten të dyja. Presidenti po sillet më keq me BE-në se me Serbinë.”, deklaronte Kurti.

Në të njëjtin monolog, Kurti thoshte se ai do të ishte ndryshe: i gatshëm të shkonte në Uashington, të diskutonte “të gjitha çështjet” dhe t’i shërbente Kosovës me marrëveshje të pranueshme për ShBA, BE dhe rajon.

“Unë jam i gatshëm të shkoj në Ëashington DC të SHBA-së si kryeministër me ekipin tim bashkë edhe me kryeparlamentaren tonë, znj. Vjosa Osmani dhe t’i diskutojmë të gjitha çështjet. Kemi nevojë për një proces drejt një marrëveshje të pranueshme për SHBA-në, BE-në dhe rajonin”

12 Shtatori 2025: Shuplaka amerikane

Më 12 shtator 2025, Kosova mori shuplakën më brutale diplomatike ndonjëherë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan Dialogun Strategjik me Kosovën. Në atë njoftim, aleati më i madh i Kosovës e përmendi kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti si fajtor të drejtpërdrejtë për çarje të raporteve.

Dy javë pas asaj që duhet të kishte qenë momenti më i turpshëm i karrierës së tij, Albin Kurti u nis për në Amerikë – jo me peshën e një vizite shtetërore, por, deri më tani, të një ekskursioni privat.

Që nga 25 shtatori, kur Zyra e Kryeministrit njoftoi “nisjen për ShBA”, kalendari i Kurtit u mbush me takime periferike dhe fotografi me maksimumi ndonjë kongresist, si Keith Self, të pritur edhe atë në ambientet e Konsullatës së Kosovës në New York.

Faqja e ZKM prodhoi me bollëk njoftime për takime me liderë e diplomatë të shteteve zor të njohura për popullin në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por asnjë për ndonjë takim me peshë me zyrtarë të lartë amerikanë.

Gjatë këtij diskutimi me studentë, Kurti u lëshua edhe në teza skandaloze: se ShBA është kundër sundimit të ligjit dhe sovranitetit në veri – prandaj, sipas tij, u pezullua pa afat Dialogu Strategjik Kosovë–ShBA. Në kulm të kësaj logjike, ai pretendoi – me “me falni për sinqeritetin” – se plani amerikan qenka të mbajë të kënaqur Serbinë në kurriz të Kosovës, me shpresën për ta larguar nga Federata Ruse.

JU REKOMANDOJMË

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje
06/07/2026 - 13:22

Fermerët kosovarë të qumështit po mbajnë protestë pranë Ministrisë së Bujqësisë. Si shenjë proteste ndaj pakënaqësive të tyre, ata kanë derdhur qumështin para kësaj ministrie. Video:

Më shumëDetails

Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë

Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë
06/07/2026 - 13:14

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Suedi, ku i riu Gent Maksutaj dyshohet se aksidentalisht u qëllua për vdekje. Sipas informacioneve të para,...

Më shumëDetails

Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)
06/07/2026 - 12:54

Policia e Hungarisë ka njoftuar se si rezultat i një veprimi të koordinuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (NIB) e Policisë së Emergjencave dhe Administrata Kombëtare e Taksave...

Më shumëDetails

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët
06/07/2026 - 12:48

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përmes një reagimi publik, ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për kompaninë prodhuese “Vita”, dhe njëkohësisht u bëri thirrje Agjencisë së Ushqimit...

Më shumëDetails

Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit
06/07/2026 - 12:19

Policia e Kosovës ka publikuar videon gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara...

Më shumëDetails

Mediat suedeze raportojnë për vrasjen e të riut nga Kosova: Një i dyshuar është arrestuar

Tragjike: Vritet një i ri nga Kosova në Suedi, dyshohet kalimtar rasti
06/07/2026 - 12:01

Një person nga Kosova ka humbur jetën në Suedi, pas të shtënave me armë që ndodhën të dielën rreth orës 21:00 në lagjen Kvarngardet të qytetit të Uppsalës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë