Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga një muaj paraburgim ndaj tetë të dyshuarve që u arrestuan gjatë aksionit në regjionin e Mitrovicës

20/03/2025 - 22:06
në Kryesore, Lajme
A A
Nga një muaj paraburgim ndaj tetë të dyshuarve që u arrestuan gjatë aksionit në regjionin e Mitrovicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(Përditësuar, ora 20:26)- Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), tetë të dyshuarve që u arrestuan në aksionin e së mërkurës në regjionin e Mitrovicës.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se tetë të dyshuarit janë: Berat Hasani, Ifran Paca, Orhan Bajrami, Arben Smajli, Tadija Radivojeviq, Alban Beqiri, Shqiptar Sadiku dhe Nuredin Rama.

“Masa e paraburgimit caktohet në kohëzgjatje prej një muaji, 2. Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi të pandehurve: Berat Hasanit, Ifran Pacës, Orhan Bajramit, Arben Smajlit, Tadija Radijvojeviq, Alban Beqirit, Shqiptar Sadikut dhe Nuredin Ramës i llogaritet prej datës 19.03.2025 e deri me datën 18.04.2025”, thuhet në vendim.

Tetë të pandehurit dyshohen për “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, kurse Hasani, Paca dhe Bajrami dyshohen edhe për “Detyrim”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Kërkohet paraburgim ndaj tetë të arrestuave në aksionin e djeshëm në regjionin e Mitrovicës

Mitrovicë- Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për tetë të arrestuarve të mërkurën (19 mars) në Mitrovicë, në aksionin e realizuar në gjithsej 21 lokacione në regjionin e Mitrovicës.

Sipas Prokurorisë, në atë aksion u sekuestruan 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Për të pandehurit B.H., I.P., dhe O.B., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse nga” neni 364 paragrafi 1 lidhur neni 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Pesë të tjerë dyshohen vetëm për një vepër penale.

“Për të pandehurit A.S., T.R., A.B., Sh.S., dhe N.R., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 paragrafi 1 lidhur neni 31 të KPRK-së”, thuhet më tej.

Seanca për caktimin e paraburgimit për tetë të akuzuarit do të mbahet sot.

Ndryshe, në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione në disa komuna, 16 persona u shoqëruan në Polici, ku 13 prej tyre u dërguan në mbajtje. Mesin e të arrestuarve ishte edhe një zyrtar policor. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Trump kritikoi Papën, Meloni: E papranueshme

Trump kritikoi Papën, Meloni: E papranueshme
13/04/2026 - 19:43

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka cilësuar si të papranueshme kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papa Leonit. Ajo ka folur lidhur me këto kritika të...

Më shumëDetails

Trump: Afati kohor për t’u marrë me luftën me Iranin s’ka ndryshuar

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
13/04/2026 - 19:39

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se afati i tij kohor për t’u marrë me luftën me Iranin nuk ka ndryshuar. Ai është shprehur se tani nuk ka...

Më shumëDetails

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat
13/04/2026 - 19:16

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se pasi kanë filluar njëtimet për skandalin me njehsorët elektrikë, kanë fillluar që të ndërrohen ato. Azemi ka...

Më shumëDetails

Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trumpit në Ngushticën e Hormuzit

Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trumpit në Ngushticën e Hormuzit
13/04/2026 - 19:10

Aleatët e NATO-s thanë të hënën se nuk do të përfshihen në planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit , duke propozuar...

Më shumëDetails

Gjermania ul taksat e derivateve, planifikohet ulje e çmimit

Gjermania ul taksat e derivateve, planifikohet ulje e çmimit
13/04/2026 - 18:54

Qeveria e koalicionit të Gjermanisë ka marrë vendim për lehtësim të çmimit të karburantit për konsumatorët dhe bizneset me vlerë 1.6 miliardë euro, duke i dhënë fund një...

Më shumëDetails

Peci mbjell 40 drunj dekorativë: Çdo ditë e lume, punë dhe shërbim për Mitrovicën tonë

Peci mbjell 40 drunj dekorativë: Çdo ditë e lume, punë dhe shërbim për Mitrovicën tonë
13/04/2026 - 18:22

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, me anë të një video, në rrjetin social Facebook, ka bërë të dituar se kanë mbjellur 40 drunj dekorativ, derisa plani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • “Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë