Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së

23/09/2026 - 23:17
në Lajme
A A
Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mijëra qytetarë kanë protestuar për të tetën natë radhazi në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu re një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, të cilët po vazhdojnë të ngrenë zërin kundër dënimit prej 81 vitesh burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protestuesve po vazhdojnë t’u bashkohen edhe Endrit Thaçi e Klestor Veseli, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Endriti u pa i veshur me një xhemper që mbante të shkruar shprehjen e famshme të babait të tij,

“Okej” – fjalë kjo që Thaçi e përdori në momentet pasi iu shqiptua dënimi.

Ndërkohë, të rinjtë, përveç mesazheve “Unë të dua, ti e din”, kanë vazhduar marshimin edhe me pankarta të tjera kreative.

Protestat pritet të pasojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Përveç në sheshin “Skënderbeu”, qytetarët planifikojnë të mblidhen edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe të Evropës.

Në anën tjetër, familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kanë refuzuar të takohen me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deri në ndryshimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës.

Në një letër të publikuar nga familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, thuhet se ata presin një qëndrim të përgjegjshëm nga të zgjedhurit e popullit në lidhje me këtë ligj:

“Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara. E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit”, thuhet në letër.

 

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së
23/09/2026 - 23:05

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin Kuvendit i është dhënë afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur...

Më shumëDetails

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike
23/09/2026 - 22:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në New York homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin ka diskutuar për avancimin e projekteve...

Më shumëDetails

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
23/09/2026 - 22:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit të...

Më shumëDetails

Yll Limani para protestuesve: Ju gëzoftë zemra që keni dalë , të vazhdojmë derisa të kemi drejtësi

Yll Limani para protestuesve: Ju gëzoftë zemra që keni dalë , të vazhdojmë derisa të kemi drejtësi
23/09/2026 - 22:28

Këngëtari i njohur, Yll Limani, iu është drejtuar protestuesve të mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale...

Më shumëDetails

“Jo në emrin tonë!”, Leonora Jakupi me fjalim të fuqishëm nga sheshi

“Jo në emrin tonë!”, Leonora Jakupi me fjalim të fuqishëm nga sheshi
23/09/2026 - 22:11

Këngëtarja Leonora Jakupi ka mbajtur një fjalim nga sheshi, ku po mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Jakupi ka thënë se ndoshta ky mund të jetë...

Më shumëDetails

Komandanti Latif Gashi rrëfen arrestimin e tij: Shqiptari i parë që akuzohet për krime lufte, për shërbimin ndaj vendit

Komandanti Latif Gashi rrëfen arrestimin e tij: Shqiptari i parë që akuzohet për krime lufte, për shërbimin ndaj vendit
23/09/2026 - 22:05

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, kujtoi kohën e arrestimit të tij dhe tha se pavarësisht arrestimit “lirinë shpirtërore” nuk ka arritë t’ia marrë askush....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë