Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

15/03/2026 - 09:32
në Kryesore, Lajme
A A
Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet në Kosovë.

l gjithë procesi i zbatimit të këtyre ligjeve do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së dhe me përfaqësuesit e komunitetit serb lokal.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të shtunën se asnjë qytetar i vendit nuk ka arsye të frikësohet nga ky proces. Përkundrazi, qytetarët, sipas tij, duhet të përfitojnë nga mundësitë dhe benefitet që ai sjell.

Këtë qëndrim Kurti e dha pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ku u diskutua zbatimi gradual i ligjeve.

Qeveria, sipas tij, do të kujdeset që gjatë këtij procesi të mos ketë pengesa në ofrimin e shërbimeve bazike, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ra dakord që të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe – gjëra që do t’i zbusin pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe për automjetet.

Ky vendim është mirëpritur nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Ligji për të Huajt parasheh që personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa Ligji për Automjetet përcakton se automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj pa autorizim të veçantë.

Gjatë dy muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në kuadër të një fushate informuese, lëshoi udhëzime për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe automjetet, zhvilloi diskutime me qytetarët, hapi një linjë telefonike informacioni dhe Qeveria formoi një grup pune me ekspertë.

sipas udhëzimeve dhe broshurave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, që nga 16 marsi, kushdo që nuk ka dokumente të Kosovës, do të duhet të ketë një leje qëndrimi të përkohshme dhe t’i përmbushë kushtet tjera të përcaktuara me ligj, varësisht nga qëllimi i qëndrimit.

Një leje qëndrimi duhet të kërkohet brenda 72 orëve nga hyrja në Kosovë.

Gjithashtu, shtetasit e huaj mund të qëndrojnë në Kosovë deri në 90 ditë, dhe çdo qëndrim më i gjatë kërkon paraqitjen e kërkesës për leje qëndrimi.

Nëse dikush i shkel këto rregulla, autoritetet kompetente mund të marrin masa të përcaktuara me ligj, të cilat mund të përfshijnë revokimin e lejes së qëndrimit, vendosjen e gjobës, dëbimin ose ndalimin e hyrjes në territorin e Kosovës.

Ligji për automjete përcakton që një automjet me targa të huaja, përfshirë targat serbe, nuk mund të drejtohet për më shumë se tre muaj.

Nëse dikush nuk i përmbahet këtij ligji, policia mund të shqiptojë gjobë deri në 200 euro./RTK

JU REKOMANDOJMË

Ish-koloneli amerikan Rogers: Kosova po bën përparim drejt NATO-s, por mbeten disa pengesa

Ish-koloneli amerikan Rogers: Kosova po bën përparim drejt NATO-s, por mbeten disa pengesa
15/03/2026 - 10:28

Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers, i cili ka punuar për 10 vjet në selinë e NATO-s, në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar progresin e Kosovës në raport...

Më shumëDetails

Incident në Mitrovicë: Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi dy policë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
15/03/2026 - 10:21

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë te hyrja e terminalit doganor dhe me veturë ka vazhduar në...

Më shumëDetails

Zhduket një e mitur në Prishtinë

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
15/03/2026 - 09:28

Një femër e mitur është zhdukur në Prishtinë. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur...

Më shumëDetails

Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen për mjek

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
15/03/2026 - 09:07

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:20 ka ndodhur një rrahje mes pesë personave në Vushtrri, konkretisht në rrugën “Galip Badivuku”. Dy persona me këtë rast kanë pësuar...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK i kënaqur që BE e bindi Kurtin të japë më shumë kohë për ligjin për të huajt

Shefi i UNMIK i kënaqur që BE e bindi Kurtin të japë më shumë kohë për ligjin për të huajt
15/03/2026 - 08:25

Shefi i UNMIK’ut, Peter Due, ka përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti, lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet. Në reagim thuhet se, Due, vlerëson BE-në...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë
15/03/2026 - 08:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 e deri në 1 gradë Celsius,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Zvicër: Dënohet me burg e dëbim kosovarja 64-vjeçare për mashtrim të zviceranit me mbi 1 milion euro

    76 Shpërndaje
    Shpërndaje 30 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë