Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-koloneli amerikan Rogers: Kosova po bën përparim drejt NATO-s, por mbeten disa pengesa

15/03/2026 - 10:28
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-koloneli amerikan Rogers: Kosova po bën përparim drejt NATO-s, por mbeten disa pengesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers, i cili ka punuar për 10 vjet në selinë e NATO-s, në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar progresin e Kosovës në raport me aleancën, duke theksuar se vendi po shihet si një partner shumë i rëndësishëm, edhe pse ende nuk është anëtar.

Gjatë një ligjërate, Rogers tha se ka lidhje të hershme me Kosovën, pasi ka marrë pjesë në misione luftarake gjatë luftës së vitit 1999 dhe e ka vizituar vendin disa herë. Ai theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në zhvillimin e saj dhe në bashkëpunimin me NATO-n.

“Kjo është një çështje e komplikuar, por në të njëjtën kohë është një rezultat shumë i mundshëm, duhet të them. Sigurisht, ka shumë pengesa dhe gjëra që duhen tejkaluar. Në veçanti, në ligjëratën e sotme do të flas për marrëdhënien time me NATO-n. Kam punuar në selinë e NATO-s për 10 vjet, kështu që jam shumë i njohur me Kosovën si vend, dhe kam fluturuar në misione luftarake në vitin 1999 gjatë kohës së luftës, dhe kam vizituar Kosovën disa herë”, tha Rogers.

Ai përmendi pengesa që duhet Kosova t’i kalojë për tu bërë vende anëtare në NATO, të cilat janë kryesisht diplomatike.

“Së pari, duhet të them se keni një vend të bukur dhe ka qenë e mrekullueshme të shohësh se si vendi është zhvilluar. Njerëzit janë shumë pozitivë ndaj Kosovës. Ajo është një partner fantastik. Sigurisht që ende nuk është aleate, por është një partner shumë i mirë. Kosova kontribuon në shumë misione dhe është shumë e gatshme të kontribuojë edhe në misione të tjera. Sigurisht, janë katër vende brenda NATO-s që nuk e njohin Kosovën. Besoj se jeni shumë të njohur me këtë: Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia. Këto janë disa nga pengesat që Kosova duhet t’i kapërcejë menjëherë. Dhe kjo është kryesisht një çështje e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre vendeve. Përveç kësaj, mund të them se Kosova po bën një punë shumë të mirë sa i përket rritjes së rëndësisë së saj brenda NATO-s, brenda Bashkimit Evropian dhe brenda aleancës evropiane”, tha Rogers.

Ndërkaq, ajo që duhet Kosova ta ketë është “Plani i Veprimit për Anëtarësim, për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake ndërkombëtare, mirëpo Rogers thekson se edhe pse nuk e ka prapë ka një prani pozitive me vendet që e njohin

Nuk ka një hartë të qartë për momentin. Sepse ajo që ne e quajmë “hartë” është në fakt Plani i Veprimit për Anëtarësim (Membership Action Plan). Kur një vend e merr këtë plan, atëherë është në një rrugë drejt anëtarësimit. Kjo nuk është domosdoshmërisht një rrugë e shpejtë, sepse për disa vende ka marrë shumë kohë. Për shembull, nëse marrim Maqedoninë e Veriut, iu deshën më shumë se 15 vjet që të pranohej më në fund në NATO, dhe kjo përfundimisht lidhej me çështjen e emrit që kishte me Greqinë.Kosova nuk e ka një Membership Action Plan, por ajo që ka është një prani shumë pozitive brenda aleancës me vendet që e njohin. Edhe vendet që nuk e njohin do të marrin kohë për të shpjeguar të paktën për kosovarët se çfarë po ndodh. Kam parë delegacione nga Kosova që kanë ardhur në NATO dhe janë pritur në mënyrë shumë pozitive. Por sfida është se duhet të kesh një shtet që e sponsorizon Kosovën për të hyrë në këto takime. Zakonisht është Shtetet e Bashkuara; ndonjëherë ka qenë edhe Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera. Por do të thosha se nuk ka një plan të caktuar për momentin, edhe pse kjo mund të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Rogers.

Ndërsa nga ana teknike, Rogers potencoi se varet nga Plani i Veprimit nëse një ditë do t’i ofrohet Kosovës.

“Nga ana teknike, kjo do të varet shumë nga Membership Action Plan, nëse një ditë i ofrohet Kosovës. Atëherë ka disa gjëra që Kosova duhet t’i bëjë. Do të ketë delegacione që do të shkojnë në NATO, ministra që do të raportojnë para aleancës për progresin: sundimin e ligjit, institucionet demokratike, etj. Pastaj gjërat mund të fillojnë të ecin përpara.Do t’ju them diçka: jam shumë i impresionuar. Sot kalova pak kohë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe duhet të them se kam qenë i përfshirë shumë afër me Kosovën ndër vite. Forca e Sigurisë së Kosovës në disa raste është shumë vite përpara disa vendeve të tjera që tashmë janë anëtare të NATO-s. Kjo lidhet me madhësinë e ushtrisë, por ajo që shoh nga bashkëpunimi i FSK-së me Gardën Kombëtare të Ioëa-s, dhe me Shtetet e Bashkuara përmes programeve IMET, që lejojnë pjesëtarët të ndjekin universitete dhe akademi ushtarake, tregon se Kosova ka bërë një punë fantastike. Dhe dua ta theksoj përsëri: vullnetarizmi i tyre për të ndihmuar në misionet e NATO-s dhe të BE-së është i shkëlqyer, sepse kështu bëhesh një partner operacional, gjë që ndonjëherë mund të çojë drejt një rruge më të qartë për anëtarësim” shtoi Rogers.

Gjithashtu për Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se shihet më pozitivisht se disa vende tjera që janë kandidatë për anëtarësim në NATO.

“Ka shumë vende që në mënyrë bilaterale dhe multilaterale e ndihmojnë FSK-në gjatë këtij procesi. Por nga perspektiva e NATO-s ekziston një institucion që quhet NALT, NATO Advisory Liaison Team, i cili ndihmon për të përcaktuar se çfarë pritet nga FSK për standardet e NATO-s. Pastaj lindin pyetje si: a është shumë e madhe apo shumë e vogël ushtria, a është e aftë apo jo? Por mund të them se aktualisht, sipas NALT dhe institucioneve të tjera me të cilat punoj, si dhe marrëdhënieve bilaterale që njoh, FSK shihet shumë pozitivisht, madje më pozitivisht se disa vende të tjera që janë kandidate për t’u bërë pjesë e NATO-s”, shtoi Rogers.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë