Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga vizitat me Kurtin te tenderët publikë/ “Balkan Petrol” e familjarëve të deputetit të VV-së përfiton 6 kontrata vetëm brenda katër muajve

08/04/2026 - 16:10
në Kryesore, Lajme
A A
Nga vizitat me Kurtin te tenderët publikë/ “Balkan Petrol” e familjarëve të deputetit të VV-së përfiton 6 kontrata vetëm brenda katër muajve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania “Balkan Petrol”, ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm kontratash nga ndërmarrje të ndryshme shtetërore, një pjesë e të cilave udhëhiqen nga zyrtarë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, kjo kompani ka nënshkruar gjithsej gjashtë kontrata publike, ndërkohë që në fund të vitit paraprak, në dhjetor 2025, ishte pjesë e një kontrate të madhe në vlerë prej rreth 6 milionë eurosh, shkruan Insajderi.

Sipas dokumenteve në e-prokurim “Balkan Petrol” ka një prani të vazhdueshme në procedurat e prokurimit, veçanërisht në sektorin strategjik të energjisë.

Një nga kontratat më të fundit është ajo e datës 26 mars 2026, kur ndërmarrja publike KOSTT ka lidhur marrëveshje për furnizim me vaj izolues për transformatorë energjetikë. Kjo ndërmarrje udhëhiqet nga Trim Tërnava që është nip i ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Nga kjo kontratë, “Balkan Petrol” ka përfituar 28 mijë euro.

Vetëm një ditë më parë, ndërmarrja Trepça kishte lidhur një kontratë tjetër me këtë kompani, në vlerë prej rreth 3 mijë eurosh, për furnizim me vajra.

Po ashtu, gjatë këtij viti, Trepça i ka dhënë “Balkan Petrol” edhe dy kontrata të tjera, një në vlerë mbi 100 mijë euro për furnizim me sfera çeliku dhe një tjetër prej rreth 10 mijë euro për furnizim me vajra industrialë.

Ndërkohë, përfitimet e kësaj kompanie nga tenderët nuk janë të kufizuara vetëm në vitin 2026. Gjatë vitit 2025, “Balkan Petrol” ka qenë përfituese e dhjetëra kontratave.

Në mesin e tyre një kontratë e majme në vlerë prej rreth 6.7 milionë euro nga KOSTT, në kuadër të një grupi operatorësh ekonomikë. Përveç kësaj, kompania ka lidhur kontrata me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në vlerë mbi 269 mijë euro, si dhe me Trepçën në vlerë rreth 279 mijë euro.

Përveç kontratave të mëdha, “Balkan Petrol” ka siguruar edhe një sërë kontratash më të vogla për furnizime të ndryshme në ndërmarrje.

Ballkan Petrol dhe lidhja familjare me deputetin e VV-së, Enver Haliti

Në regjistrin e bizneseve, si pronarë të kompanisë nga Ferizaj, Ballkan Petrol, figurojnë: Imri, Zenel dhe Bekim Haliti.

Të njëjtit janë familjarë të deputetit të VV-së, Enver Haliti, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të Ferizajt.

Madje, në vitin 2025, Kurti së bashku me Halitin kishin vizituar kompaninë në fjalë.

Kurti nga aty kishte premtuar se, nëse Haliti zgjidhet kryetar, kompani të tilla do të kenë mbështetjen e tij.

“Me kryetarin e ardhshëm të Ferizajt, Enver Haliti, i vizituam mjediset e tyre të punës. Enveri e kupton shumë mirë që prodhimi është shtylla e zhvillimit ekonomik dhe e di edhe më mirë që Ferizaj e ka të gjithë potencialin për të qenë kryeqendër ekonomike rajonale. Me qeverisjen e tij, kompanitë prodhuese do të jenë në qendër të politikave mbështetëse, dhe me të kryetar të komunës, Ferizaj do të jetë kryeqendra ekonomike e rajonit“, kishte shkruar kryeministri.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata rrëzon padinë e MAPL ndaj komunës së Prishtinës, Rama – VV’së: Jeni fatkeqësia e vendit, bllokues në pozitë e opozitë

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
25/08/2026 - 11:47

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Vetëvendosjen, duke thënë se për ‘’pothuajse për çdo iniciativë’’, që ka marrë kryeqyteti është bllokuar nga kjo parti. Rama, ka ndarë...

Më shumëDetails

QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes
25/08/2026 - 11:06

Egzon Bytyqi i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të Malishevës po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që...

Më shumëDetails

Kos flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet

Zhvillimet e fundit politike/ Marta Kos anulon vizitën në Kosovë
25/08/2026 - 10:48

Shefja e zgjerimit të BE-së përcakton katër fusha për diskutim: reformat e brendshme pa ndryshime në traktate, mbrojtje më të forta demokratike, një metodologji integrimi gradual dhe masa...

Më shumëDetails

Tahiri akuzon Kurtin se ka për qëllim dobësimin e Kosovës: Shkelësi recidivist i Kushtetutës struket në zyrën e tij

Tahiri akuzon Kurtin se ka për qëllim dobësimin e Kosovës: Shkelësi recidivist i Kushtetutës struket në zyrën e tij
25/08/2026 - 10:35

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë aksionit të sotëm të opozitës para objektit të Qeverisë. Tahiri e...

Më shumëDetails

Vdes ish-nënkryetari i LDK-së

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin
25/08/2026 - 10:30

Ka ndërruar jetë, Eqrem Kryeziu, ish-profesor universitar dhe ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryeziu ishte edhe kryetar i Prizrenit. Vdekja e tij është konfirmuar nga familjarët.

Më shumëDetails

Ky është personi i ndaluar pas vdekjes së punëtorit në kantierin e “Shala Group”

Ky është personi i ndaluar pas vdekjes së punëtorit në kantierin e “Shala Group”
25/08/2026 - 10:14

Një ngjarje tragjike në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën pasi ra nga lartësia, ka marrë tashmë edhe drejtim penal. Një person është intervistuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë