Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngërçi institucional po u kushton komunave të Kosovës

10/06/2026 - 08:35
në Lajme
A A
Ngërçi institucional po u kushton komunave të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar formim sa më të shpejtë të institucioneve.

Pas zgjedhjeve të 9 qershorit, Ibrahimi vlerëson se krijimi sa më i shpejtë i institucioneve qendrore ka impakt të drejtpërdrejtë në komuna, sepse një pjesë e madhe e vendimeve që ndikojnë në funksionimin e pushtetit lokal varen nga funksionimi i institucioneve të nivelit qendror.

“Sot komunat po përballen me sfida të shumta ligjore dhe financiare, duke filluar nga çështjet që lidhen me kontratat kolektive, përmbarimin e vendimeve gjyqësore, financimin e kompetencave komunale, miratimin e legjislacionit që prek pushtetin lokal, si dhe adresimin e shumë problemeve të tjera që kërkojnë vendimmarrje në nivel qendror” ka thënë Ibrahimi, për IndeksOnline.

Ai thotë se formimi i institucioneve ka rëndësi edhe sepse komunat po presin miratimin për rishikimin e buxheteve të tyre, për vitin 2026.

“Shumë komuna kanë nevojë të ri-destinojnë mjete buxhetore, si pasojë e barrës financiare të krijuar nga zbatimi i kontratave kolektive, por edhe për të adresuar nevojat reale të qytetarëve dhe prioritetet e reja zhvillimore. Kjo kërkon funksionimin normal të mekanizmave institucionalë në nivel qendror” shtoi Ibrahimi.

E rëndësishme, sipas Ibrahimit, është edhe krijimi i mundësive që komunat të përfitojnë nga Plani i Rritjes i BE-së.

“Komunat janë bartëse të shumë reformave dhe investimeve në terren, prandaj mungesa e institucioneve funksionale mund të ngadalësojë proceset reformuese, të vonojë projektet zhvillimore dhe të kufizojë mundësitë për thithjen e fondeve evropiane.”

Sipas drejtorit të AKK-së, komunat preken nga shumë çështje, si ajo e kontratave kolektive, krijimi i grantit të katërt për investime kapitale, si dhe forcimi i dialogut në komuna dhe avancimi i reformës së financave lokale.

Këto edhe e rrisin interesin dhe nevojën e qytetarëve që sa më shpejt vendi të ketë institucione të reja, stabile dhe funksionale.

JU REKOMANDOJMË

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
10/06/2026 - 09:11

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për produktet e derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi tavan...

Më shumëDetails

Sot fillon punimet konferenca për Specialen, shumë kritikë të huaj do të flasin për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot fillon punimet konferenca për Specialen, shumë kritikë të huaj do të flasin për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
10/06/2026 - 09:03

Sot dhe pasnesër në Prishtinë do të mbahet konferenca më e madhe që është organizuar ndonjëherë për drejtësinë tranzicionale dhe gjykatat ndërkombëtare për luftën e Kosovës, me theks...

Më shumëDetails

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike – Shkencëtarët paralajmërim: Kjo është “normalja e re”

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike – Shkencëtarët paralajmërim: Kjo është “normalja e re”
10/06/2026 - 09:02

Rekordet u thyen në Britani, Francë, Irlandë dhe Portugali muajin e kaluar, ndërsa një “kupolë nxehtësie” e ajrit të ngrohtë nga Afrika veriore i shtyu temperaturat shumë mbi...

Më shumëDetails

55% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, ja sa kanë marrë 4 tjerët

55% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, ja sa kanë marrë 4 tjerët
10/06/2026 - 09:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 55.16% të votave të numëruara nga zgjedhjet e 7 qershorit. Nga 2,498 vendvotime sa janë në total, janë procesuar 1,378 prej tyre....

Më shumëDetails

Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza

Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza
10/06/2026 - 08:45

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë për Kosovën pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit është formimi i një qeverie koalicioni....

Më shumëDetails

Rama paralajmëron: Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta!

Rama paralajmëron: Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta!
10/06/2026 - 08:28

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta të verës. Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç

    U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Befasia, kandidati i komunës kufitare merr më shumë vota se Albin Kurti

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë