Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

24/02/2026 - 20:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aksioni policor kundër fajdes, i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, kishte rezultuar me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Në mesin e personave të arrestuar ishte edhe Kreshnik Dervishi – pronar i autosallonit “Royal”.

Gati tri vjet pas këtij aksioni, Kreshnik Dervishit i është ngritur aktakuzë nga prokurori Rasim Maloku, nën dyshimin e kryerjes së tri (3) veprave penale të fajdes.

Veriu.info ka siguruar aktakuzën e ngritur më 16 dhjetor 2025, ku emri i pronarit të autosallonit “Royal” është në mesin e emrave të tjerë të akuzuar për dhënie të fajdes.

Për çka akuzohet Kreshnik Dervishi?

Sipas aktakuzës, Kreshnik Dervishi dyshohet se më 18 mars 2022, në autosallonin “Royal”, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Samir Bajrami, që e kishte për shkak të obligimeve ndaj personave të tjerë për fajde.

Aty thuhet se Samir Bajrami është detyruar të blejë një “Porsche”, një “Audi Q8” dhe një “Mercedes” për çmim prej 230 mijë euro, të cilat vetura i ka shitur në të njëjtin autosallon për çmim prej 133 mijë euro, që të paguajë borxhin dhe shumën e parave të fajdes për të pandehurin S.S., duke pësuar dëm pasuror rreth 100 mijë euro.

Vepra e dytë, e cilësuar si fajde, me të cilën e ngarkon prokurori Rasim Maloku, ka ndodhur në vazhdimësi gjatë viteve 2020–2022, ku dyshohet se Kreshnik Dervishi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Xhevdet Shala, që e kishte për shkak të fajdeve te personat e tjerë, duke i shitur disa vetura, të cilat ia ka blerë menjëherë me çmime dukshëm më të lira.

Aktakuza e ngritur më 16 dhjetor e ngarkon me një vepër penale të fajdes edhe më të rëndë, pasi që dyshohet se Kreshnik Dervishi e kishte detyruar të dëmtuarin të shes një hektar tokë në lagjen “Arbëria” (ish-Dragodan) të Prishtinës për borxhin që kishte ndaj tij.

Sipas aktakuzës, Kreshnik Dervishi, në autosallonin e tij “Royal”, kishte kontraktuar shuma jo proporcionale me të dëmtuarin F.K., i cili kishte obligime me fajde ndaj personave të tjerë dhe, për të dalë nga situata, është detyruar të marrë disa vetura nga pronari i autosallonit “Royal”, Kreshnik Dervishi.

Në pamundësi që t’ia paguajë borxhin e lidhur me kontraktim jo proporcional Kreshnik Dervishit, ky i fundit dyshohet se e ka detyruar nënën e të dëmtuarit, S.K., që të lidhë kontratë te noteri I.A. për shitjen e 1 hektari tokë ndërtimore në lagjen “Arbëria”, pronë e cila pastaj është bartur në emër të M.V., me të cilin e dëmtuara nuk ka pasur kurrfarë marrëveshjeje për shitblerje të pronës.

Ndryshe, Veriu.info kishte raportuar se të njëjtit të dëmtuar, F.K., dyshohet se pronari i autosallonit “Alberti”, Skender Bajrami, t’i ketë marrë tri banesa në emër të fajdes që ka rrjedhur nga një borxh prej 65 mijë euro.

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

LEXONI EDHE:

Tags: auto sallon "Royal"FajdeKreshnik Dervishi

JU REKOMANDOJMË

Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza e Abdixhiku po angazhohen për një emër konsensual

Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza e Abdixhiku po angazhohen për një emër konsensual
24/02/2026 - 21:33

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në takimet e fundit mes liderëve politikë është diskutuar për arritjen e një konsensusi të gjerë rreth...

Më shumëDetails

Haxhiu: Osmanin e kanë eliminuar 4 parti, LVV, LDK, PDK e AAK – Kurti mezi ka prit që të ardhmen politike të mos e ndajë me të

Haxhiu: Osmanin e kanë eliminuar 4 parti, LVV, LDK, PDK e AAK – Kurti mezi ka prit që të ardhmen politike të mos e ndajë me të
24/02/2026 - 21:25

Analisti Baton Haxhiu duke iu referuar informatave të tij nga takimet e Kurtit me opozitën për çështjen e presidentit, tha se “një konsensus është që LDK, PDK dhe...

Më shumëDetails

Ardian Gjini flet pas spekulimeve rreth shëndetit të Ramush Haradinajt

Ardian Gjini flet pas spekulimeve rreth shëndetit të Ramush Haradinajt
24/02/2026 - 21:09

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, është deklaruar mbi spekulimet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt. Gjini në emisionin ‘Context’ në ATV...

Më shumëDetails

“Mund të llogaritni në mbështetjen tonë të fortë” kryediplomatja austriake deklarohet për takimin me Konjufcën

“Mund të llogaritni në mbështetjen tonë të fortë” kryediplomatja austriake deklarohet për takimin me Konjufcën
24/02/2026 - 21:06

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot në Vjenë një takim me Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të...

Më shumëDetails

Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan

Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan
24/02/2026 - 20:54

Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi dhe nervozizëm ndaj Qeverisë, pasi subvencionimi i energjisë elektrike, i premtuar për gjashtë muaj, sipas tyre është ndërprerë pas vetëm tre muajsh....

Më shumëDetails

Bosnja dhe Serbia, pjesë e nismës amerikane për sigurinë energjetike të rajonit

Bosnja dhe Serbia, pjesë e nismës amerikane për sigurinë energjetike të rajonit
24/02/2026 - 20:36

Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë ndër 12 shtetet që më 24 shkurt në Uashington iu bashkuan nismës amerikane për forcimin e furnizimit energjetik të rajonit, kanë konfirmuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Egzon Salihu Auto Lipjani

    Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    738 Shpërndaje
    Shpërndaje 295 Tweet 185
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    822 Shpërndaje
    Shpërndaje 329 Tweet 206
  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    585 Shpërndaje
    Shpërndaje 234 Tweet 146
  • A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    828 Shpërndaje
    Shpërndaje 331 Tweet 207

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë