Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngritet aktakuzë ndaj vëllaut të Butës, për vrasjen në Ferizaj

13/12/2022 - 15:17
në Lajme, ShowBiz
A A
Ngritet aktakuzë ndaj vëllaut të Butës, për vrasjen në Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Qendrim Januzit, i cili gjendet në paraburgim që nga muaji maj i këtij viti, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hysenin, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën​ i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ç’rast me të takuar të ndjerin, ka shtënë gjashtë (6) herë në drejtim të tij me armë zjarri, të tipit “SAUER model 38 H” e kalibrit 7.65mm dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë ashtu siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Q.J., nga koha e pa përcaktuar e deri me datën 28.05.2022, në Ferizaj, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka poseduar armën e markës “SAUER model 38H” e kalibrit 7,65 x 17mm, me një karikator me kapacitet prej (8) tetë fishekëve të kalibrit 7.65x17mm, me të cilën armë kishte kryer veprën penale të përshkruar si në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, ku e njëjta sekuestrohet, me të cilën ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet.

JU REKOMANDOJMË

Oda e Mjekëve ia bën “bajat” Kurtit për kinse 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Vetëm 40 në tetë vjet, 521 të papunë

Oda e Mjekëve ia bën “bajat” Kurtit për kinse 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Vetëm 40 në tetë vjet, 521 të papunë
12/11/2026 - 15:54

Oda e Mjekëve të Kosovës ia ka bërë "bajat" kryeministrit Kurti deklaratën e tij se 171 mjekë janë kthyer në Kosovë, duke dhënë shifra të sakta për këtë...

Më shumëDetails

Lojërat Mesdhetare “mollë sherri” mes Përparim Ramës dhe ministrave të qeverisë

Lojërat Mesdhetare “mollë sherri” mes Përparim Ramës dhe ministrave të qeverisë
12/11/2026 - 15:39

Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030" janë shndërruar në temën kryesore të përplasjes politike mes kryetarit të kryqyetetit dhe ministrave të qeverisë Kurti, raporton Gazeta Online Veriu.info. Përmes një reagimi...

Më shumëDetails

Lista Studentore përplaset me Listën Serbe, por mban vijën e Vuçiqit për statusin e Kosovës

Lista Studentore përplaset me Listën Serbe, por mban vijën e Vuçiqit për statusin e Kosovës
12/11/2026 - 15:14

Jugosllav Gashiq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, thotë se lista e tij s’do të bashkëpunojë me Listën Serbe, të cilën e cilëson si zgjatim të partisë së...

Më shumëDetails

Ish-shefi i stafit s’është më drejtor as në AIE – Pse e largoi Albin Kurti Luan Dalipin?

Ish-shefi i stafit s’është më drejtor as në AIE – Pse e largoi Albin Kurti Luan Dalipin?
12/11/2026 - 15:05

Ish-shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte bërë drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Eksport, nuk është më as në këtë pozitë. Arsyet nuk...

Më shumëDetails

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK
12/11/2026 - 15:00

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, mbrëmjen e së martës, ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi ende nuk është bërë e...

Më shumëDetails

Haxhiu nervozohet me deputetët: Seanca vazhdon punimet nesër nga ora…

Haxhiu nervozohet me deputetët: Seanca vazhdon punimet nesër nga ora…
12/11/2026 - 14:40

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk ka rinisur siç parashihej në ora 14:00, madje as pas gjysmë ore pritjeje. Kjo situatë ka nervozuar kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë