Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mosndërmarrjen e veprimeve ndaj ngritjes së çmimeve.
Ai ka bërë me dije se derisa vendet e rajonit dhe të Evropës po veprojnë për t`i mbrojtur qytetarët nga inflacioni, Qeveria Kurti po shikon seri.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se qeveria e Kosovës po sillet si qeveri okupatore.
“Mjesi, a thua ka gjetë ende sot Qeveria e Kosovës ndonjë arsye tjetër pse MOS me i ndihmu qytetarët dhe popullin e vet nga kriza e çmimeve që po vjen si pasojë keq-menaxhimit të energjisë dhe inflacionit me vite dhe krizës në Iran? Të gjitha vendet e rajonit dhe botës po bëjnë gjithçka për me ulë ndikimin negativ, ndërsa këta tanët vetëm dinë me gjetë arsyetime. Bashkimi Evropian mban edhe samite të liderëve, e këta veç ndonjë deklaratë aty-këtu, por asnjë veprim konkret!”, ka shkruar ai, duke vazhduar kritiken e tij.
“Sillen sikur të ishin një qeveri okupatore, e jo një qeveri që e do qytetarin dhe popullin e vet, që e mbron dhe nuk pushon ditë e natë për me gjetë zgjidhje dhe me i ndihmu. Në fund, këta maskarenj ju japin nga një 100-she sa për me jua ble votën, e populli dhe ekonomia mbeten me çmime shumë të larta dhe jetë të papërballueshme. Normal që pason zbrazja e Kosovës dhe migrimi jashtë si zgjidhje e vetme”, ka shkruar ai.












