Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis fushata: Çka presin votuesit e rinj në Kosovë?

11/01/2025 - 14:01
në Kryesore, Lajme
A A
Nis fushata: Çka presin votuesit e rinj në Kosovë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edona Asllani priti Vitin e Ri në terr dhe kuptoi se Kosova ka nevojë për më shumë se vetëm premtime.

Ajo nuk është përcaktuar ende se cilën parti do ta votojë në zgjedhjet parlamentare, por do që qeveria e ardhshme ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e furnizimit me rrymë.

“Për orë të tëra, natën e Vitit të Ri nuk kishim rrymë”, thotë 23-vjeçarja nga Ferizaj.

“Unë nuk merrem me politikë, por do të votoj, sepse është obligim qytetar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Edona dhe mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin mes 28 subjekteve politike dhe katër kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit: Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht në pushtet; Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës; Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Fushata e tyre zgjedhore nisi zyrtarisht më 11 janar.

Vetëm në ditën e dytë të saj, Anisa Hajdini, e cila do të votojë për herë të parë, thotë se ka vendosur se cilës parti do t’ia japë besimin.

“Idetë që ka paraqitur partia që kam zgjedhur, më kanë pëlqyer dhe pres ndryshime në sistemin e arsimimit universitar”, thotë studentja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

“Nuk pres reforma të menjëhershme, sepse ato duhet të ndodhin në mënyrë graduale dhe të mendohen mirë… Por, për shembull, notimi me teste nuk më pëlqen, do të doja të bëhej me gojë”, thotë Anisa.

Për herë të parë më 9 shkurt do të votojë edhe Amelia Sefa, studente e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Ajo nuk është përcaktuar ende se kujt do t’ia japë votën, por, ngjashëm, kërkon mbështetje më të madhe për studentët.

“Të ketë, për shembull, furnizim me materialet e nevojshme për studime, por edhe një shumë të vogël financiare për nevojat personale të studentëve”, thotë Amelia.

Gjin Prelvukaj është ende student, por do që të shohë ndryshime në kushtet e punësimit të të rinjve.

Sipas tij, ato janë të domosdoshme për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës.

Shkalla e papunësisë në mesin e personave 15-24 vjeç në Kosovë është 17.3 për qind.

“Aktualisht, kur hapen konkurse për punë, kërkohet përvojë pune tre deri në pesë vjet. Kjo, automatikisht, e pamundëson pjesëmarrjen e të rinjve në konkurs, sepse me 22 vjet nuk mund ta kesh atë përvojë”, thotë studenti i Inxhinierisë së Mekatronikës.

Edhe kolegu i tij, Lis Shala, do më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe, siç thotë, paga më të dinjitetshme.

Mesatarja e pagës në Kosovë, aktualisht, është 570 euro, por Lisi thotë se “minimalja duhet të jetë deri në 700 euro”.

“… sepse qiraja, ushqimi, rryma, çmimet e produkteve janë shumë të larta. Pagat aktuale nuk sigurojnë mirëqenie sociale”, sipas tij.

Diamant Maraj, 23 vjeç, thotë se partia që do ta votojë ai, ka premtuar rritje pagash dhe beson se ky premtim do të përmbushet.

Për të, prioritet duhet të jetë edhe luftimi i korrupsionit.

“Dyshohet se ka korrupsion me rrymën. Le të hiqen këto dyshime”, thotë Diamanti.

Deri në mëngjesin e 9 shkurtit – sa do të zgjasë fushata zgjedhore – qytetarët do të kenë mundësi të dëgjojnë e shohin se çka premtojnë partitë politike.

Në rrjete sociale, intervista e debate televizive, shumë prej tyre tashmë kanë shpalosur ide e premtime, qoftë për marrëdhëniet me jashtë, për zhvillimin ekonomik apo për reformat në shëndetësi e arsim.

Ndonëse përmirësime të ngjashme janë premtuar edhe më herët, kërkesat e qytetarëve për më shumë ndryshime përsëriten para çdo palë zgjedhjeve.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë 2.075.868 votues brenda dhe jashtë Kosovës që do të mund të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë ata dhe interesat e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Prej tyre, mbi 125 mijë janë votues të rinj që i kanë mbushur 18 vjet në mes të dy proceseve zgjedhore.

“Deri më tash, asnjë parti nuk më ka bindur deri në atë pikë që të them se është ideale për t’u votuar”, thotë juristja 23 vjeçe, Mimoza Maqedonci.

Ajo pret zhvillimin e fushatës për t’u informuar më shumë për ofertat e tyre. /REL

JU REKOMANDOJMË

MINTI publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gazi 0.85 euro

MINTI publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gazi 0.85 euro
02/05/2026 - 10:57

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty bëhet e ditur se, nafta do ketë çmimin maksimal 1.69 euro për litër....

Më shumëDetails

Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro

Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro
02/05/2026 - 09:53

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Trepçë. Sipas njoftimit, janë vjedhur dy trafo afo, vlera...

Më shumëDetails

Vdekje e dyshimtë: Gjendet pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile”

Vdekje e dyshimtë: Gjendet pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile”
02/05/2026 - 09:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në Kllokot. Trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve,...

Më shumëDetails

Tentim vrasje në Istog, 2 vëllezër sulmohen me thikë e mjete të forta nga 3 persona

I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi
02/05/2026 - 09:27

Një tentim vrasje ka ndodhur në Istog. Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se, dy vëllezër janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë nga...

Më shumëDetails

Pentagoni konfirmon largimin e 5 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermania

Pentagoni konfirmon largimin e 5 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermania
02/05/2026 - 09:08

Donald Trump kishte kërcënuar më herët se do të largonte trupat amerikane nga vendi pasi kancelari Friedrich Merz tha se SHBA po “poshtërohej” nga Irani në bisedimet për...

Më shumëDetails

Alarm për tenderët e KEK-ut: U hetuan mbi 200 milionë euro kontrata, 30 milionë nën dyshime për manipulim

Alarm për tenderët e KEK-ut: U hetuan mbi 200 milionë euro kontrata, 30 milionë nën dyshime për manipulim
02/05/2026 - 01:51

Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tenderë të KEK-ut në vlerë mbi 200 milionë euro, pas dyshimeve se kompani të ndryshme mund të jenë koordinuar fshehurazi për ndarjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti për ngushëllime në Zhabar, mungon kryetari Peci dhe drejtorët komunal nga GUXO

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë