Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa më pas ata pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Më herët gjykata liroi 19 protestuesit e arrestuar pas dhunës policore në protestën e së enjtes para parlamentit. Protestuesit e liruar u pritën nga aktivistë të shumtë jashtë komisariatit nr.3 te rruga Mine Peza.Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ku më kryesorja është ajo e dorëheqjes së kryeministrin Rama, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi.











