Para disa minutave ka filluar gërryerja e tokës për ndërtimin dy urave njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut me të Veriut, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Në ora 17:00 pritet të vihen gurëthemelet për ndërtimin e dy urave, ku në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, si dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Sipas Qeverisë në detyrë synim i ndërtimit të këtyre dy urave është që ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare./Veriu.info
Veriu.info po qëndron live nga vendi i ngjarjes: