Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një ditë para protestës, KEK takohet me bizneset – Kërkon bashkëpunimin e tyre për procesin e tregut të hapur

10/06/2025 - 11:17
në Kryesore, Lajme
A A
Një ditë para protestës, KEK takohet me bizneset – Kërkon bashkëpunimin e tyre për procesin e tregut të hapur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga ana e bizneseve lidhur me pakënaqësitë e tregut të lirë të energjisë, sot, Korporata Energjetike e Kosovës, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bizneseve, ku të pranishëm kanë qenë nga Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit, si dhe Shoqata e Prodhuesve.

Në njoftim thuhet se, KEK ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur në përputhje me rregulloren përkatëse të ZRRE-së, duke kërkuar kështu bashkëpunim nga përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm për sektorin energjetik.

‘‘𝐊𝐄𝐊 𝐙𝐇𝐕𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍 𝐓𝐀𝐊𝐈𝐌 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐓𝐑𝐔𝐊𝐓𝐈𝐕 𝐌𝐄 𝐏Ë𝐑𝐅𝐀𝐐Ë𝐒𝐔𝐄𝐒 𝐓Ë 𝐁𝐈𝐙𝐍𝐄𝐒𝐄𝐕𝐄

Sot, në ambientet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), është mbajtur një takim konstruktiv me përfaqësues të bizneseve nga: Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit, dhe Shoqata e Prodhueseve brenda OEK. Përfaqësuesit e bizneseve janë mirëpritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Gramos Hashani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, dhe janë njoftuar lidhur me hapat konkretë të ndërmarrë nga KEK në kuadër të zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përfshirë rregulloren për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF) dhe procesin e kalimit të konsumatorëve në tregun e hapur. KEK ka njoftuar se, nga data 01.06.2025, ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur si FMF, në përputhje me rregulloren përkatëse të ZRRE-së. Me këtë rast, KEK ka kërkuar bashkëpunim nga përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm për sektorin energjetik. Njëkohësisht, është theksuar se si ndërmarrje publike prodhuese, KEK është duke vepruar në zbatim të plotë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi të ZRRE-së’’, thuhet në komunikatë.

Tutje, në postimin e bërë nga KEK, thuhet se këta të fundit kanë se ka filluar edhe me nënshkrimin e kontratave komerciale me ndërmarrje publike dhe biznese të interesuara për furnizim të rregullt.

‘‘Po ashtu, KEK ka informuar se ka filluar edhe me nënshkrimin e kontratave komerciale me ndërmarrje publike dhe biznese të interesuara për furnizim të rregullt dhe afatgjatë në tregun e hapur të energjisë. Është theksuar gjithashtu se, sipas rregullores së ZRRE-së, afati ligjor për ofrimin e shërbimit si FMF përfundon më 30 korrik 2025, dhe gjatë kësaj periudhe KEK është duke punuar në rritjen e kapaciteteve të saj operacionale, për t’iu përgjigjur me efikasitet kërkesave të tregut dhe bizneseve që synojnë furnizim komercial nga KEK’’, shtohet më tej.

Tutje, KEK vijon duke shprehur gatishmërinë për të ofruar sqarime të vazhdueshme si për përfaqësuesit institucionalë të bizneseve, ashtu edhe për bizneset individuale.

‘‘Me kërkesë të OEK-ut, KEK ka shprehur gatishmërinë për të qenë në dispozicion të ofrojë sqarime të vazhdueshme, si për përfaqësuesit institucionalë të bizneseve, ashtu edhe për bizneset individuale, në mënyrë që procesi të zhvillohet në transparencë dhe bashkëpunim të plotë’’, përfundohet në komunikatë. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Lajme

Abdixhiku: Supremja foli qartë, ushtrimi i funksionit të ministrit dhe deputetit joligjor dhe vepër penale, nesër vendimin e çojmë në Prokurori

15/07/2025 - 18:32
Mjetet vetanake, tatimi në pronë – betejat e ‘pafundme’ të Muratit me komunat
Lajme

Murati fillon “gjuetinë e shtrigave”, përmend me emra gjykatësit që ia rrëzuan vendimin

15/07/2025 - 18:24
Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
Lajme

Supremja foli, nuk ka edhe ministër edhe deputet – Kajtazi: “Tash i hapet rruga Prokurorisë t’i arrestojë”

15/07/2025 - 18:00
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Lajme

Murati reagon pasi Supremja ia shpalli të paligjshëm Udhëzimin Administrativ: Vendim absurd

15/07/2025 - 17:40
EKSKLUZIVE – Gjykata Supreme: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese (Vendimi i plotë)
HULUMTIME

EKSKLUZIVE – Gjykata Supreme: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese (Vendimi i plotë)

15/07/2025 - 17:40
Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar
Lajme

Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

15/07/2025 - 17:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë