Në Kuvendin e Kosovës, nesër, do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Një ditë para seancës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet nga gazetarët nëse i ka votat e nevojshme për qeverinë e re, por ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Më 11 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Kurti gjithashtu nuk ka treguar nëse është në kontakt me partitë e tjera për të siguruar votat e nevojshme.













