Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushërinjtë e Faton Pecit përfituan grante qindra mijëra euro nga ministria e tij (Video)

25/10/2025 - 13:21
në Kryesore, Lajme
A A
Kushërinjtë e Faton Pecit përfituan grante qindra mijëra euro nga ministria e tij (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Grantet e Ministrisë së Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci, kishin qenë të majme ndër vite edhe për disa kultivues të kulturave të ndryshme bujqësore, me mbiemrin Peci.

Faton Peci, në fushatën e fundit për zgjedhjet lokale, kishte publikuar edhe një fotografi me krejt kusherinjtë e tij, me krenari për mbështetjen që po merrte nga Pectë.

Pecët, përveç mbështetjes për Faton Pecin, ndër vite kanë marrë mbështetje edhe nga Ministria e Bujqësisë.

Nacionale ka siguruar tri dokumente, të granteve ndër vite për disa kultura bujëqësore, që kapin vlerën e mbi 150 mijë eurove.

Në vitin 2024, Marigona Peci, kishte fituar subvencion në vlerë prej 37 mijë e 687 euro nga Ministria e Faton Pecit, me projketin që quhet “Pemishte me kumbulla dhe mekanizëm bujqësor’.

Nacionale ka kontaktuar me zonjën Marigona Peci, e cila ka konfirmuar lidhjen familjare me ministrin Peci, por thotë se kjo lidhje nuk është aq e afërt.

“Kushëri, po normal që kushëri po nuk jam shumë e afërt me të” – ka thënë Marigona Pevi për Nacionalen.

Ajo ka mohuar çdo ndikim të ministrit Peci në marrjen e grantit.

Zonja në fjalë, e cila kishte marrë grante nga Ministria e Bujqësisë, në dokumentet ku i është aprovuar ky grant, figuron edhe me emrin e babait të saj, Xhylazim Peci.

Nacionale ka kuptuar se në fakt, ky i fundit ishte përfitues i subvencionit, por që këtë e bëri në emër të vajzës së tij, për shkak të kritereve të kuotës gjinore, në përfitimin e subvencioneve të tilla.

Ndërkohë, Ekrem Peci është një tjetër përfitues i grantit në Ministrinë e Faton Pecit.

Në vitin 2022, ai kishte siguruar subvencion prej 80 mijë eurosh, në projektin e investimit me mekanizëm bujqësorë në një pemishte ekzistuese me kulturë të arres me sipërfaqe prej 4 hektarsh si dhe energjisë së ripërtëritshme.

Nacionale ka kontaktuar z.Ekrem Peci, por i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet në asnjë prej pyetjeve tona, përveç se na kërkoi të mos e pengojmë.

“A ka mundësi mos me m’pengu? Po jo veç pak, a ka mundësi mos me m’pengu?” – thotë Ekrem Peci për Nacionalen,.

Violeta Peci është një tjetër përfituese e granteve nga Ministria e Bujqëisë në vitin 2022, në vlerë prej 29 mijë e 973 euro me një projekt për prodhimin e veshmbathjeve.

Nacionale ka kontaktuar me zonjën Violeta Peci, e cila ka mohuar lidhjet familjare me z.Faton Peci.

“S’kena as lidhje farefisnore, veç mbiemrin që e kena të njëjtë më Fatonin, sen tjetër”, thotë Violeta Peci.

Ministria e Bujqësisë ka qenë për një kohë nën kritika për dhënien e subvencioneve për familjarë të figurave të pushtetshme, përfshirë familjarë të deputetëve të Vetëvendosjes.

hequr nga Faton Peci, kishin qenë të majme ndër vite edhe për disa kultivues të kulturave të ndryshme bujqësore, me mbiemrin Peci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë